Zyrtarja shqiptare kapet në Zvicër duke vjedhur në market
Një gjykatë e Zvicrës ka dëbuar nga ky vend, por edhe nga të gjitha shtetet e zonësShengen, një zyrtare shqiptare të Ministrisë së Mjedisit, e cila është kapur duke vjedhur në supermarket.
Lajmin e ka bërë të ditur gazeta zvicerane 20 minutes, e cila për arsye etike nuk përmend emrin e zyrtares shqiptare, por vetëm thekson se ka qenë një konsulente e Ministrisë së Mjedisit. Gjykata Administrative Federale (TAF) konfirmoi dëbimin nga territori i Zvicrës. Zyrtarja, një vajzë e re, ndodhej në Gjenevë për një konferencë ndërkombëtare në maj të vitit 2015. Ajo është diplomuar për inxhinieri është kapur në një supermarket në qendër të qytetit. Sipas deklaratës, ajo kishte vjedhur për dërguar dhurata ndaj të afërmve. Gazeta shkruan se “ajo kishte vënë disa artikuj në çantë, po pastaj me idenë se siguria nuk e kishte vënë re, ka menduar se është e lehtë për t’ia mbathur. Malli që ajo kishte futur në çantë, arrintre në një shumë prej 1667 frangash.” Zyrtarja është denoncuar dhe pastaj dënuar nga drejtësia e Gjenevës me 30 gjoba në ditë me nga tridhjetë franga, një vendim që ajo nuk e ka kontestuar. Por zyrtarja shqiptare ka apeluar kundër vendimit të Sekretariatit Shtetëror për Migrantët (SEM), i cili vendosi një ndalim të hyrjes për një periudhë prej tre vjetësh, një veto të vlefshme jo vetëm për Zvicrën, por për të gjithë zonën Shengen. Në mbështetje të veprimit të saj, aplikanti ka theksuar rëndësinë e madhe që ka për të mundësia për të marrë pjesë në konferenca ndërkombëtare. Ajo nuk e ka fshehur se dënimi mund të rrezikojë karrierën e saj. Por gjykata nuk ka toleruar. Në një vendim të lëshuar të enjten, kjo e fundit vuri në dukje se qëndrimi i këshilltares nuk është e përputhshme me atë pritshmërinë e një një zyrtari të lartë që viziton një vend të huaj. Gjesti i zyrtares shqiptare, na kujton fundin e viteve ’80-të dhe filimin e ’90-ës, ku shqiptarët, të etur pasuri materiale nga një varfëri esktreme nën komunizëm, kapeshin rregulisht duke vjedhur nëpër supermarket, apo nëpër hotele, ku nuk kursenin as peshqirët apo perdet./tesheshi.com/