Albspirit

Media/News/Publishing

10 teori mahnitëse për Popujt e Lashtë të Detit: A ishin ata Ilirë?

0f3d4c96a8b2f339b773e15683e70656

Nga Benjamin Welton

Mes vitit 1276 dhe vitit 1178, një konfederatë piratësh e njohur kolektivisht si Popujt e Deteve terrorizonin qytetet bregdetare dhe qytetërimet e Mesdheut lindor.

Këta piratë, që ishin pasardhës të Vikingëve të Skandinavisë, pjesën më të madhe të kohës “gjuanin” në Egjipt, që gjatë asaj periudhe ishte nën sundimin e Mbretërisë së Bashkuar. Pasuan me një seri bastisjesh shkatërruese që kulmuan në dy beteja kryesore – Beteja e Djahy-t dhe Beteja e Deltas. E para, një luftë tokësore u fitua nga ushtria e Faraonit Ramses III. E dyta ishte një betejë detare, jo vetëm që shënoi një nga pushtimet më të mëdha të Popujve Detarë, por gjithashtu mund të ketë shpëtuar qytetërimin antik egjiptian.

Pavarësisht rolit të tyre të rëndësishëm në histori, pas një rënie katastrofike të qytetërimit të tyre midis detit Egje dhe Mesdheut Lindor, Popujt e Deteve mbeten një subjekt i madh diskutimesh.

Po cilët ishin këta luftëtarë me emra ekzotikë, protagonistë misteriozë të historisë së lashtë të Mesdheut? Prej nga vinin? Dhe deri ku i shtynë anijet e tyre? Shkatërrues barbarë të fuqive të mëdha lindore (mikenasit, hitejtë, egjiptianët, mitanët mund të kenë rënë prej goditjeve të tyre) apo pushtues civilë, luftëtarë të frikshëm apo mjeshtëra të lundrimit, me origjinë nga lindja apo nga perëndimi: secili prej këtyre përcaktimeve ka nga pakëz të vërtetë. Edhe sepse mbi identitetin e tyre mund të bëhen vetëm supozime. “Bëhej fjalë për popuj mesdhetarë, lundërtarë por jo vetëm, të cilët përmenden nga disa tekste në shekujt XIV dhe X para Krishtit”, shpjegon Giovanni Battista Lafranchi, docent i historisë së Lindjes së Afërme në Universitetin e Padovës. “Në këta dokumenta përdoren terma shumë gjenerikë: “i gjelbër” për ta ishte deti, për këtë arsye sot i quajmë Popujt e Detit”.

Shumë historianë dhe arkeologë vazhdojnë të zbulojnë interpretime të reja. Këto 10 teoritë e mëposhtme paraqesin një spektër të shumë teorive të ndryshme të lidhur me Popujt Detarë.

10 – Filistinët

10 – Filistinët

Të përshkruar si izraelitët e lashtë, filistinët u vendosën në bregun lindor të Izraelit. Atje ata formuan një konfederatë qytet-shtet që përfshinte Gazan dhe disa qytete të tjera. Filistinët u konfliktuan me izraelitët sapo filluan të zgjerojnë pushtetin e tyre përtej fushave bregdetare. Për shkak të këtij konflikti, izraelitët jo vetëm që i urrenin filistinët por edhe Zotat e tyre i konsideronin djaj. Filistinët përmenden në disa letra siriane, fenikase dhe egjiptiane. Pavarësisht se shumë thonë që filistinët ishin një grup i Popujve Detarë që u vendosën në këtë zonë, edhe pse jo të gjithë bien dakord. Gjithashtu ekzistojnë zërat se filistinët ishin grekët mikenianë.

9 – Sardenja

9 – Sardenja

Në Medinet Habu, një tempull i kushtuar Rasmes III, është gdhendur në gur përshkrimi më i famshëm i Popujve Detarë. Duke treguar disa beteja, ky besim i identifikon Popujt Detarë me disa tipe të ndryshëm kokoresh lufte. Grupi që bie më në sy janë ato që veshin helmeta me brirë. Besohet se këta janë grupi Sherben, një nga nëntë grupet e luftëtarëve egjiptianë. Por duke qenë se egjiptianët e lashtë donin t’i mundnin Popujt Detarë, nuk kanë mbajtur të dhëna të detajuara që identifikojnë origjinën e tyre. Megjithatë shumë hulumtues besojnë se populli Sherden vinte nga Sardenja.

8 – Siçilianët

8 – Siçilianët

Ishulli i Siçilisë ishte i ndarë në tre fise kryesore – Elymian, Sican, dhe Siculi. Ndërsa fisi Sicani ishte autokton në ishull, elymian-ët mendohet të kenë ardhur nga Azia e Vogël dhe kishin lidhje të thella  me qytet-shtetet greke në detin Egje. Ndërsa Sicel-ët ishin ata që vinin nga Epiri. Të tre fiset mund të kenë lidhje me Popujt e Deteve. Specifikisht piratët sicilianë u quajtën Sheklesh nga Egjiptianët. Pushtuesit e mëvonshëm grekë të Sicilisë antike besonin se Sicel-ët kishin udhëtuar nga Troja pasi ishin mundur nga egjiptianët.

7 – Etruskët

7b-etruscans

Shumë pak qytetërime europiane mbeten aq misteriozë sa etruskët. Këta banorë të Italisë qendrore dhe veriore lanë mbrapa një alfabet ende kryesisht të palexueshëm, prandaj historianëve i është dashur të mbështeten në të tjera informacione të të dhënave romake për të njohur origjinën e tyre, madje edhe në varret me ngjyra që etruskët ndërtuan për njëri-tjetrin. Ndërsa grekët e lashtë besonin se etruskët ishin të lidhur me pellazgët, Dionisi i Halikarnasit pohoi se etruskët ishin në fakt banorët vendas të Italisë. Ndërsa Herodoti thoshte se etruskët erdhën nga rajoni i Anatolisë  dhe ishin çuar drejt Italisë nga Mbreti Tyrrhenus.

6- Lidhja me Ilirët

6a-illyrian-migration

Ndërkohë që shumica e Popujve të Deteve vinin nga Egjeu ose më në gjerësi nga Mesdheu, shumë historianë argumentojnë se grupe nga Deti Adriatik iu bashkuan migrimeve. Në mënyrë më specifike, historiani austriak Fritz Schachermeyr shkruante në vitin 1982 se Sherdenët dhe Shekeleshët ishin me origjinë nga Adriatiku dhe ata kishin lidhje me ilirët e lashtë. Ajo që dimë sot për ilirët është se ata ishin një konfederatë fisnore që përmblidhte Kroacinë, Slloveninë, Malin e Zi, Bosnjen, Serbinë dhe me bazë Shqipërinë. Besohet gjithashtu se disa fise ilire u vendosën në Gadishullin Italian dhe u përzien me fiset vendase italike. Kohët e fundit, dy studiues në Universitetin e Vjenës shpërndanë edhe një tjetër ide për Ilirët – që gjuha e tyre influencoi drejtpërdrejtë shqipen e sotme. Ndonëse teoria e Schachermeyrit nuk pranohet nga të gjithë ata që studiojnë Popujt e Deteve, ka nga ata që vazhdojnë të besojnë se një zi buke në Ballkan i detyroi shumë fise, përfshirë Ilirët, që të migrojnë drejt tokave dhe ujërave të tjera.

5 – Lufta e Trojës

5a-battle-of-troy-sat

Lufta e Trojës është zemra e Iliadës, një nga veprat më të vjetra botërore të letërsisë. Poema epike përshkruan rrethimin e zgjatur të Trojës nga disa ushtri që përfaqësonin fise të ndryshme të Greqisë. Tre nga këto fise ishin Danoi, Teukrianët dhe Akeanët – që mendohet se kanë marrë pjesë në pushtimet e Popujve Detarët.

Megjithatë, kjo nuk është diçka e prerë, edhe pse rajoni i Egjeut siguroi shumicën e piratëve të përfshirë në konfederatën e Popujve të Detit. Në masën që Lufta e Trojës qe shqetësuese, shumë besuan se poezia e Homerit qe një pasqyrim imagjinar i një konfrontimi të vërtetë ndërmjet një konfederate greke dhe banorët vendas të Trojës (të cilët mund të jenë paraardhësit e etruskëve).

Është e famshme, letra e Tavagalavas, e cila është shkruar nga një mbret hitit pa emër (në përgjithësi besohet të jetë Hatusili III) drejtuar mbretit Ahijava (një mbretëri e lashtë në Anadoll pak më në jug të Trojës), flet për një incident që përfshin Vilusën. Në mënyrë speficike, letra flet për luftën e fundit ndërmjet bijve të Hethit dhe Ahijavas mbi Vilusa.  Shumë besojnë se Vilusa, që i përkiste mbretërisë së Arzavas, ishte emri hitit për Trojën, ndërsa Ahijava ishte emri që hititët i dhanë qytetërimit mikenas të Azisë së Vogël. Ky nuk është thjesht një spekulim, pasi dëshmitë arkeologjike të zbuluara në Turqinë Perëndimore sigurisht që dëshmojnë se grekët e epokës së bronxit, zhvilluan qytete-shtete jo shumë larg nga tokat e pretenduara nga hititët.

 4 – Qytetërimi Minoan

4-Great-Karnak-Inscription

Edhe pse shumica e Popujve Detarë mund të kenë ardhur nga toka kryesore e Greqisë, është spekuluar gjithashtu se ishulli i Kretës, që ishte strehë e qytetërimit të fuqishëm Minoan, gjithashtu ka prodhuar luftëtarë që morën pjesë në pushtimet e Popujve Detarë. Atë kohë, Kreta ka qenë lidhur me popujt Tjeker dhe Pelset, që gjithashtu ishin pjesë e konfederatës së qytet-shteteve të Popujve Detarë. Para kapitullimit të Epokës së Bronzit, minoanët kishin lidhje të gjera tregtare me egjiptianët dhe qytetërimet e Levantit. Piratët minoanë s ëbashku me kolonistët miken që ishin të vendosur në Kretë dhe Qipro mund t’i jenë bashkuar Popujve të Detit për të kapur bagëti dhe skllevër

3 – Pushtimi dorian

3c-dorian-invasion-spartan-warrior

Edhe pse është argumentuar që Popujt Detarë ndërmorën udhëtimet e tyre për të plaçkitur, shumë historianë pohojnë se ata janë larguar për të shmangur dyndjet pushtuese në tokën e tyre. Grekët ishin larguar nga bregu qendror pasi ishin të detyruar të linin shtëpitë e tyre si pasojë e pushtimeve doriane nga malet e jugut. Edhe pse është raportuar se shumica e qytet-shteteve mikeniane janë shkatërruar për shkak të fatkeqësive natyrore, ka shumë historianë që mendojnë se shumë grekë mikenianë u larguan gjatë djegies së qytet-shteteve të tyre dhe iu bashkuan konfederatës së Popujve Detarë për të gjetur shtëpi të reja.

2 – Lindja më e madhe Indo-Europiane

2-anatolian-hittite-hieroglyph

Duke marrë parasysh faktin që shumica e Popujve të Deteve erdhën nga Europa, thuhet se inkursionet e tyre në Mesdheun lindor formuan një lloj periudhe migrimi indo-europiane. Edhe pse nuk është e sigurtë, ka shumë gjasa që shumica e Popujve Detarë flisnin gjuhë indo-europiane të ndryshme nga gjuhët greke e deri te varietete e gjuhëve të Italisë. Ata krijuan vendbanime të përhershme si në Europë ashtu edhe në Azinë e Vogël.

1 – Ndikimi i madh në mitologjinë greke

1d-typhon-zeus-cicilia

Siç u tha më parë, disa dijetarë besojnë se Iliada kujton luftën e lashtë ndërmjet shtetit miken grek të Ahhiyaua dhe Perandorisë së Hiteut. Në mënyrë të ngjashme, Odisea detajon përpjekjet e gjeneralit grek Odiseu për t’u rikthyer në ishullin Itaka pas shërbeu në Luftën Trojane. Edhe pse këto janë shembujt më të famshëm të legjendave greke, tregojnë për një vendosje të grekëve në Lindjen e Afërt. Historia e Zeusit, Zoti i Olimpias, dhe lufta e tij me përbindëshin Tajfun, ka gjasa të vijë nga Cilicia, një mbretëri në Anadollin jugor./Listeverse/

Please follow and like us: