Albspirit

Media/News/Publishing

9 anëtarët e KLD me 5.7 miliardë lekë pasuri që kallëzuan Saimir Tahirin

9 anëtarët e KLD me 5.7 miliard pasuri që kallëzuan Saimir Tahirin

 

Kallëzimi penal për Ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri është kundërshtuar nga 5 anëtarë të Këshillit  të Lartë të Drejtësisë. Ylli Manjani është një ndër ta, i cili është përfaqësues i qeverisë në këtë këshill si dhe anëtarët e zgjedhur nga parlamenti të cilët nuk kanë dhënë pëlqimin e tyre për kallëzim duke mos marrë pjesë në mbledhje në shenjë proteste. Në mbledhjen e 11 Qershorit thirrur jashtë rradhe dhe me urgjencë nga presidenti Nishani kanë munguar 5 nga 14 anëtarët e KLD dhe përkatësisht Ylli Manjani, Sokol Çomo, Albana Shtylla dhe Vangjel Kosta. Vendimi për të depozituar në prokurori një kallëzim penal ndaj ministrit Tahiri është kaluar në mbledhjen e 11 Qershorit me votat e 9 anëtarëve të pranishëm, mes tyre kreut të KLD-s Bujar Nishani dhe anëtarëve Xhezair Zaganjori, Artan Broci, Astrit Haxhialushi, Gjin Gjoni, Brunilda Kadi, Eneida Civici, Petrit Como, Neritan Cena. Por dhe pse kanë kaluar tre ditë nga ky vendim burime nga akuza i konfirmuan ReportTv se ende nuk ka mbërritur zyrtarisht një kallëzim në Prokurorinë e Përgjithshme. Në komunikimin me mediat të datës 11 Qershor KLD shprehet se shkak është bërë sulmi i Ministrit ndaj gjyqtarit Arjan Aliaj, por dhe pas më shumë se 1 jave akuza për shkelje ligjore dhe lirim të të dënuarve për armë e krime seksuale vetë gjyqtari Aliaj nuk ka bërë asnjë koment dhe ka qëndruar larg mediave. Referuar 9 deklaratave të pasurive të anëtarëve të KLD-s që kanë votuar për të kallzuar penalisht Tahirin, ata disponojnë një pasuri në para dhe prona në afro 5.7 miliard lekë.

Please follow and like us: