Albspirit

Media/News/Publishing

Arrestimet për dekriminalizimin/ Kush e ka rradhën pas Rroshit?

Arrestimet për dekriminalizimin/ Kush e ka rradhën pas Rroshit?

Pas arrestimit të sotëm të Kryebashkiakiut Elvis Rroshi priten të tjera arrestime nga organi i akuzës. Burimet pranë prokurisë i thanëcitynews se të tjerë Kryebashkiakë po hetohen në kuadër të vetëdeklarimive të tyre.

Gjykata ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për Elvis Rroshin, pasi dyshohet se ka konsumuar veprën penale “Falsifikimi i vulave, stampave dhe formularëve”, në plotësimin e formularit të “Dekriminalizimit”, parashikuar nga neni 190/1 i Kodit Penal. Ishte KQZ ajo që i hapi rrugën Prokurorisë për të nisur hetimet ndaj Kryebashkiakut të Kavajës.

Sipas organit të akuzës,  Elvis Rroshi nuk ka deklaruar dënimin e dhënë nga autoritetet italiane të drejtësisë për veprën penale të përdhunimit të kryer në vitit 1995. Ai nuk ka deklaruar se është dëbuar nga shteti italian dhe ai zviceran respektivisht në vitin 1995 dhe 1993, ndërsa mësohet se Kryebashkiaku i Kavajës nuk ka deklaruar se është arrestuar në gusht të vitit 1997 në Zvicër me urdhër të Gjykatës së Shtetit të Zyrihut dhe është dëbuar sërish. Sipas burimeve nga organi i akuzës, rezulton se Rroshi ka përdorur 5 emra të ndryshëm në disa vende të Europës.

Ndërkaq, janë edhe katër kryebashkiakë të tjerë, për të cilët dyshohet se kanë fshehur arrestime, ndryshime emrash dhe dënime në formularët e vetëdeklarimit.

artur_bushi_me_edi_ramen_12482Bëhet fjalë për Kryetarin e Bashkisë Krujë, Artur Bushi, i cili ka deklaruar se është hetuar dy herë në Itali. Sipas formularit të vetëdeklarimit, Bushi është ndaluar dhe hetuar në vitin 1996, por sipas tij është liruar menjëherë nga gjykata. Në vitin 2010, Bushi është hetuar si person i dyshuar për trafikimin e lëndëve narkotike.  Sipas opozitës, Bushi ka kryer vepra kriminale dhe ka lidhje me trafik të lëndëve narkotike.

bardhi artur

Ndërkaq, Artur Bardhi, kryebashkiaku i Kurbinit është një tjetër shënjestër e selisë blu. Sipas akuzave, ai nuk ka deklaruar se ka qenë i dënuar, por në formularin e vetëdeklarimit ai thotë se ka përdorur 4 emra dhe mbiemra të ndryshëm: Gentian Lila, Altin Tanushi, Gent Buushi dhe së fundmi Artur Bardhi, ndërkohë që mbiemri i tij i vërtetë është Ndoi. Ndryshimi katër herë i emrit, çon në dyshime lidhur me të kaluarën e tij. KQZ i hapi rrugë Prokurorisë për hetimin e tij lidhur me dyshimet se ai ka një të shkuar kriminale.

Ndërsa kryebashkiakët e akuzuar nga mazhoranca se kanë fshehur vepra penale ose dënime janë dy. Bëhet fjalë për agron-kapllana-653x420Krybashkiakun e Mallakastrës, Agron Kapllanaj dhe Kryebashkiakun e Pogradecit Eduart Kapri.

Kryetari i Bashkisë së  Mallakastrës, Agron Kapllanaj, ka deklaruar se është dënuar në vitin 2003, ndërsa nuk e ka kryer dënimin pasi është shlyer me gjobë. Sipas ligjit të dekriminalizimit, Kapllanaj detyrohet të largohet nga detyra e Kryetarit të Bashkisë.

 

Sipas burimeve të citynews, edhe Eduart Kapri po hetohet dhe për të po mblidhet informacion nga struktura të brendshme në Partinë Socialiste. Kryebashkiaku demokrat i Pogradecit dyshohet se është dënuar nga policia në kapri (1)Gjermani dhe më pas është deportuar në Shqipëri.

Nuk dihet se cili do e ketë rradhën pas Elvis Rroshit, por ajo çfarë dihet është se organi i akuzës është vënë në lëvizje, pas të cilave do të ketë arrestime./citynews

Please follow and like us: