At Nikollë Marku: Fatmir Pelushit, je shërbëtor i antishqiptarit!
Në një intervistë ekskluzive për 360grade.al, At Nikollë Marku, bastioni i fundit i Kishës Ortodokse Autoqefale në Shqipëri, shpërthen kundër Peshkopit të Korcës, Joan Pelushi, i cili njihet si një nga priftërinjtë më besnikë të Janullatosit. Simbas Atë Nikollë Markut, Kryepeshkopi grek Janullatos, për të forcuar rrethin e besnikëve, përdor taktikën e shpërblimit të posteve të larta, pamvarsisht faktit se prifti në fjalë, vjen nga një origjinë e besimit islam.
“Besimi i krishterë, i pranon të konvertuarit nga fetë e tjera, që përqafojnë krishterimin. Ne kemi përshembull, Peshkopin e Korçës, Joan Pelushi, i cili e ka emrin e lindjes, Fatmir Pelushi dhe në krishtërimin ortodoks, një myslyman i konvertuar, mund të arrijë deri në gradën e Arqimandrisë, pra të zëvendës Peshkopit. Por Janullatosi, shpërndan qëllimisht grada më të larta se rregullorja botërore e Kishës Ortodokse. Ai ka si qëllim, që ata, të përkëdhelurit e tij, të mbyllin sytë dhe të mbyllin gojën, ndaj shkeljeve të rënda, që bëhen vazhdimisht ndaj statutit të Kishës Ortodokse Autoqefale të Fan Nolit. At Joani, apo Fatmiri, bashkohet me Janullatosin, kur ai ndërmerr sulme dhe dënime kishëtare, që bëhen padrejtësisht ndaj nesh! Vetëm e vetëm sepse ne, ruajmë të paprekur Kishën e Fan Nolit, Kishën e Shqipëtarëve!”
“Janullatosi dhe shërbëtorët e tjerë të tij, me aprovimin e heshtur edhe të Fatmir Pelushit, sot At Joani, Peshkopi I Korcës, na dërgon mallkime dhe dënime, sepse duam gjuhën shqipe, sepse duam të meshohet vetëm shqip dhe të kemi si udhëheqës shpirtëror të Kishës sonë, Etërit tanë themelues, me Fan Nolin në Krye!”
“Ne jemi jashtë juridiksionit të Anastas Janullatosit, këtij njeriu, këtij përçarësi të madh! Mua më vjen keq dhe shpreh keqardhje ndaj shtetit grek, i cili nuk gjen dot foca ta heqë këtë njeri nga ky pozicion sepse sa më shumë të rrijë ai në Shqipëri aq më shumë i turpëron!”
“Ky shërbenjës i shtetit grek, që grekët e duan kaq shumë sa donin ta bënin edhe president të Greqisë, që nuk i do shqiptarët si shqiptarë, që nuk e do gjuhën shqipe, bashkë me shërbëtorët e tij shqiptarë, me Fatmir Pelushin në krye, janë sot më shumë se kurrë kundër shqiptarëve!”
“At Joani apo Fatmir Pelushi, nuk janë shërbëtorë të Kishës, por janë shërbëtorë të Janullatosit që sjellin vetëm përcarje në Shqipëri. Një përcarje kundër shqiptarëve!” – shpërthen At Nikollë Marku, për 360grade.al