Albspirit

Media/News/Publishing

Ata që na “vidhnin në kohë lufte”, po na vjedhin edhe sot

kim-640x388

Analisti shqiptar Kim Mehmeti, ka komentuar emisionin dokumentar “Vjedhje në kohë lufte që u transmetua në “Express”. Mehmeti vlerëson se ata që kanë vjedhur shqiptarët në kohë lufte, vazhdojnë të na vjedhin edhe sot e kësaj dite.

“Mediat akuzojnë se disa ‘atdhetarë’ të deridjeshëm, e politikanë të sotëm, e kanë plaçkitur ‘Fondin Vendlindja Thërret’, fond të cilin e mbushnin mërgimtarët e Kosovës dhe të Maqedonisë! Në ndërkohë, të gjithë neve, na thërret e vërteta që të përballemi me vjedhësit e të sotmes sonë, me çka do e shohim se shumica e tyre, janë po ata të djeshmit, që ‘vidhnin në kohë lufte’ dhe që vazhduan të plaçkitin edhe gjatë viteve të lirisë, duke ia marrë popullit të gjitha që pati, përfshi edhe vlerën e vetëm me të cilën mburrej – luftën në Kosovë e Maqedoni, si dhe simbolin madhor të UÇK-së! Dhe neve do na i marrin të gjitha që kemi, nëse nuk e kuptojmë se kur ndërton të sotme me politikanë ‘leninistë’ të ardhur nga e djeshmja, atëherë s’ka si mos të të përsëritet e kaluara dhe se, çlirimtarët me prirje hajduti, nuk ta vjedhin vetëm pasurin që ke, por edhe lirinë! Dhe hajdutët e tillë jo pa qëllim nxisin përçarje në popull, jo pa qëllim ata janë grindavec dhe të egër ndaj neve që i kritikojmë, por të mirësjellshëm dhe shumë të pëlqyer e të pranueshme nga të huajt dhe armiku i deridjeshëm!”, vlerëson Mehmeti.

Please follow and like us: