Albspirit

Media/News/Publishing

Avokati i Rroshit, Theodhori Sollaku: Arrestimi i Kryebashkiakut, i pajustifikuar

Avokati i Rroshit, Theodhori Sollaku: Arrestimi i Kryebashkiakut, i pajustifikuar

Avokati mbrojtës i Elvis Rroshit, ish-kryeprokurori Theodhori Sollaku ka deklaruar se arrestimi i Kryebashkiakut të Kavajës është i pajustifikuar. Në një prononcim për mediat në mbrëmjen e sotme, në kohën kur Sollaku mbërriti në Drejtorinë e Policisë Tiranë, avokati pranoi se regjistrimi i procedimit ka bazë ligjore.

“Ka një masë sigurimi “arrest me burg” me vendim të Gjykatës së Tiranës. Është një çështje që natyrisht nuk i shmanget dot situatës së ndezur politike. Ligji, është miratuar në një kontekst shumë të ashpër të luftës politike, dhe me sa duket edhe implementimi i tij nuk mund t’i shmanget nuancave politike.

Unë mendoj se ndonëse regjistrimi i procedimit ka bazë ligjore për shkak të kaluarës së Rroshit,  duke qenë minoren në vitet ’92-’95, por kurrsesi masa e sigurimit “arrest me burg” është e pajustifikuar, sepse episodet për të cilat ai akuzohet nuk janë sqaruar nga prokuroria.” ka deklaruar Sollaku.

Please follow and like us: