Albspirit

Media/News/Publishing

Bebe Rexha: Botë e frikshme, të festojmë barazinë dhe dashurinë

Këngëtarja shqiptare BebeRexha ka komentuar sulmin në Orlando ndërsa përmes njëpostimi ajo ka nënvizuar se “dashuria është dashuri”.  Gjatë këtij sulmi mbetën 50 të vrarë si dhe 53 të plagosur, ndërsa Bebe Rexha, ka shprehur nderimet e saj për këto viktima. Përmes një postimi të bërë në profilin e saj në Instagram, ajo është shprehur se është shokuar nga ky lajm tragjik, ndërsa ka bërë thirrje për barazi duke thënë se dashuria është dashuri dhe se duhet të festojmë për të. “Jam shumë e trishtuar me këtë lajm. Sinqerisht jam e shokuar dhe kjo më bën të ndihem keq. Është një botë e frikshme. Lutem për viktimat dhe familjet në Orlando. Lutem për shëndetin dhe lumturinë e secilit. Të vazhdojmë të festojmë barazinë dhe dashurinë”, shkruan ajo.

Please follow and like us: