Bien në 10% të ardhurat e emigrantëve
Të ardhurat e emigrantëve kanë rënë në 10%. Emigrantët shqiparë u kanë dërguar familjarëve të tyre gjatë tre mujorit të parë për vitin 2016 vetëm 128 milionë euro.
128 milionë euro është shuma që emigrantët shqiptarë u kanë dërguar familjarëve të tyre gjatë tre mujorit të parë për vitin 2016. Në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar kjo shumë është 10% me e ulët.
Sipas të dhënave më të fundit të publikuara nga Organizata e Kombeve të Bashkuara, 1.120.000 shqiptarë, të lindur në Shqipëri, jetojnë jashtë kufijve të vendit të tyre. Destinacionet kryesore janë: Italia me 450 mijë shqiptarë, Greqia me 440 mijë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës me 80 mijë. Në Gjermani dhe Kanada jetojnë nga 20 mijë emigrantë shqiptarë, ndërsa në Britaninë e Madhe10 mijë të tillë. Të dhëna nga censusi i fundit i INSTAT doli në përfundime se në Shqipëri jetojnë 2.86 milionë banorë, rezultat i cili nënkupton se 40% e shqiptarëve jetojnë jashtë vendit të tyre.
Gjithashtu ky fakt ka të bëjë edhe me rolin e të ardhurave të emigrantëve në lidhje me nivelin e ekonomisë në vend. Remitancat e emigrantëve kanë shënuar herë pas herë lëkundje. Në vitin 2007 u arrit kulmi i rënies së prurjeve të shqiptarëve jashtë kufinjve. Ndërkohë që në vitin 2015 të ardhurat e emigrantë u rritën sërisht. Ekspertë të ekonomisë e shpjegojnë këtë dukuri në lidhje me gjendjen ekonomiko-financiare të shteteve përkatëse ku jetojnë dhe punojnë emigrantët shqiparë. Ndonëse viti 2015 shënoi rritjen më të lartë të të ardhurave të emigrantëve, gjysma e dytë e këtij viti shënoi sërish ulje, kjo për shkak të krizës ekonomike të shtëtit grek, i cili në këtë periudhë rrezikoi daljen nga euro si dhe në muajin korrik të po këtij viti ndaloi transfertat e parave në banka.