Albspirit

Media/News/Publishing

 Delina Fico mbron homoseksualët/ Urrejtja sjell vrasje, si në Orlando!

Ish-partnerja e Ramës, Delina Fico mbron homoseksualët/ Urrejtja sjell vrasje, si në Orlando!

Delina Fico ka deklaruar se urrejtja ndaj komunitetit të homoseksualëve sjell vrasje. E ftuar në emisionin “Njerëz në fokus”, në ‘News24’ për temën e martesave të të njëjtës gjini, Fico doli në krah të këtij komuniteti. E prezantuar si aktiviste e të drejtave të njeriut, Fico, ka kundërshtuar klerikët që ishin pjesë e panelit, të cilët thanë se sipas fesë, homoseksualizmi është mëkat. Fico tha se feja është e ndarë nga shteti, pasi Shqipëria është një shtet laik. “Martesa është rregullim ligjor në raport me shtetin. Kushtetuta duhet të na mbrojë, si ligj themeltar. Ndryshimi në ligj parashikon jo diskriminim. Ndaj ndryshimet duhet të bëhen në Kushtetutë për LGBT, jo fshehtas”, pohoi Fico. Fico theksoi se mospëlqimi sjell diskriminim dhe urrejtje. “Urrejtja sjell vrasje si ato që ndodhën në Orlando”, u shpreh ajo.

Please follow and like us: