Florida, fakte mbi masakrën
– Një person i identifikuar nga policia si Omar Matten i moshës 29 vjeçare vrau 49 njerëz mëngjesin e së dielës në një klub nate në Orlando të shtetit Florida. 53 persona gjenden në spital, ku shumë prej tyre janë në gjendje kritike.
– Më shumë se 300 njerëz gjendeshin në klubin Pulse, duke festuar Natën Latine. Pak minuta pas fillimit të shtënave, rreth orës 2 të mëngjesit, një postim në Facebook nga klubi thoshte, “Të gjithë dilni jashtë klubit dhe vraponi.”
– Autoritetet thonë se Mateen përdori një pistoletë dhe një pushkë të modelit AR-15 gjatë sulmit që zgjati 3 orë. Ai mbajti 30 pengje që u shpëtuan nga policia. Mateen vdiq rreth orës 5 të mëngjesit gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë.
– Kryetari i Bashkisë së Orlandos, Buddy Dyer e quajti të Dielën,“ndoshta dita më e rëndë” në historinë e qytetit.
-Mateen i telefoni numrit emergjent të policisë ku shprehu besnikëri ndaj grupit Shteti Islamik. Më pas, Shteti Islamik tha përmes medias se sulmi u krye nga një prej luftëtarëve të organizatës. Niveli i komunikimit mes tyre, nëse ka patur, ende nuk është i qartë.
– FBI e mori në pyetje Mateen në vitin 2013 dhe 2014, por hetuesit nuk gjetën prova për veprime të paligjshme. Agjenti i FBI-së Ronald Hopper tha se ka patur sugjerime se Mateen kishte prirje drejt terrorizmit radikal islamik.
– Policia e Orlandos ka publikuar emrat e viktimave, familjet e të cilëve janë njoftuar. Të vdekurit variojnë nga mosha 20 deri 50 vjeç.