Albspirit

Media/News/Publishing

Foshnja lind pasi qëndroi 107 ditë në barkun e nënës së vdekur

Aktualisht Miguel ndjehet babai më i lumtur në botë pas lindjes së djalit, por gëzimi i ka ardhur pas një çmimi të tmerrshëm. Në fakt foshnja kaloi 107 ditë në barkun e nënës në gjendje kome. Pesë ditë më parë, Lourenco erdhi në jetë me lindje çezariane (me operacion) në një spital në Lisbonë të Portugalisë. Ishte 20 shkurt kur 37 vjeçarja Sandra Pedro ndodhej në javën e 17-të të shtatzënisë kur u dërgua në spitalin San Jose. Dukej sikur kishte një dhimbje koke por pak orë më pas mjekët thanë se kishte pësuar vdekje cerebrale dhe praktikisht fëmija nuk do të mund të jetonte, siç ndodh gjithmonë në të tilla raste. Media raporton se kur mjekët kuptuan që fëmija ishte ende gjallë, ata vendosën ta mbajnë në jetë artificialisht Sandrën në mënyrë që të shpëtonin të voglin. Që nga ai moment, për tre muaj e gjysmë në vazhdim nëna u bë një inkubator i gjallë. Organizmi i nënës ushqente fëmijën në bark, ndërsa mjekët dhe infermierët i bënin masazh barkut të gruas apo këndonin këngë për fëmijë. Pas 107 ditësh, më 7 qershor, Lourenco vjen në jetë mes duartrokitjesh dhe lotësh gëzimi nga stafi i spitalit. Disa madje e përkufizuan “fëmija i mrekullisë”. Të gjithë në atë moment e dinin që duhej të fikeshin makineritë që mbanin në jetë Sandran, nënën e foshnjes, e cila u varros të nesërmen. “Kemi qarë të gjithë. Ishte një situatë ndryshe nga të tjerat dhe nuk kishte ndodhur asnjëherë më parë. Ajo nënë dha jetën për të birin dhe i cili mban shpirtin e saj”, tha e emocionuar një infermiere. Babai i Lourencos, 30-vjeçari Miguel Angelo Faria, u shpreh se fëmija i ka dhënë kuptim jetës së tij.

 

 

Please follow and like us: