Ja çfarë pisllëqesh të rrezikshme hamë dhe pijmë
Nga Mentor Kikia/ Ja çfarë pisllëqesh të rrezikshme hamë dhe pijmë
Dhjetra ton qumësht pluhur importohen cdo muaj nga fabrikat e prodhimit te qumeshtit dhe nenprodukteve te tij. Ajo qe konsumojme cdo dite, ne fakt nuk e ka origjinen nga qumeshti i blegtorise, por nga “lopa” e laboratorit, nga fabrikat e produkteve kimike. Edhe ata qe bejne vere dhe pije të tjera, nuk kane ce duan rrushin. Dhjetra ton esenca kimike importohen cdo vit, e qe perdoren si bustina caji, per prodhimin e veres artificiale. Ata qe duhet te kontrollojne cilesine e ushqimeve tona i dine keto, i kane ne defteret e doganes te dhenat, por thjeshte u vjelin rrushfete atyre qe i prodhojne dhe i reklamojne nate e dite neper ekranet tona si “mrekullia ushqimore e natyrës shqiptare”.
Shendeti eshte pasoja me e madhe. Qumështi pluhur, megjithase nuk është helmues e i rrezikshëm, por ne duhet ta dimë nëse qumeshit apo kosi që blejmë është i deles dhe lopës, sic shkruhet në etiketë, apo thesit të pluhurit blerë në magazinat e perëndimit. Ndërsa verërat artificiale janë vrasëse, pasi prodhohen me alkol dhe kimikate.
Pasoja e dyte eshte, se ndersa qeveria jep subvencione per vreshta e ferma blegtorale, nje liter qumesht kushton me lire se nje liter uje, pikerisht sepse qumeshtin e ka zevendesuar pluhuri dhe rrushin e ka zevendesuar esenca, duke mos lënë prodhuesit e produkteve të vërteta të ngrejnë kokë.