Jorida Tabaku: Shqipëria, jo me konkuruese!
Investimet e huaja vazhdojnë të bien ndërsa vendi është në krizë, kompanitë e huaja e kanë të pamundur t’i afrohen Shqipërisë si pasojë e taksave të larta, korrupsionit dhe mjedisit të gabuar ekonomik. Të dhënat nga BSH konfirmojnë se tremujori i parë 2016 ka patur një rënie me 42% sa i takon investimeve të huaja në krahasim me vitin e shkuar, të mos harrojmë që të dhënat per investimet e huaja për vitin që lamë pas ishin 5,7% më të ulëta krahasuar me 2013.
Gjendja po kthehet gjithnjë e më e vështirë për biznesin vendas që i duhet të suportojë një skemë të falimentuar fiskale, ndërkohë që investitorë që do të siguronin punësim dhe rritje ekonomike si CAPCON. Geox, Aston Martin dhe Lear Corporation kanë hapur filialet e tyre në Maqedoni si dhe në Serbi. Duket se vendet fqinje ndonëse nuk kanë pozicionin e duhur gjeografik kanë politika fiskale të taksave më të ulëta.
Ndërkohë që Shqipëria vazhdon të vuajë politikat e gabuara fiskale që po çojnë drejt falimentimit si biznesin vendas ashtu edhe atë të huaj. Sot, investimet e huaja mbahen në këmbë njësoj si rritja ekonomike e vendit nga TAP dhe Koncesioni për hidrocentralit të Devollit. Dëshmi e qartë e paaftësisë së qeverisë për të ndërtuar një ekonomi më të mirë për të gjithë ne!