Kosova anëtarësohet në Gjykatën e Përhershme të Arbitrazhit
Kosova është anëtarësuar në Gjykatën e Përhershme të Arbitrazhit, duke bërë një hap tjetër të rëndësishëm për integrimin e saj të plotë në sistemin ndërkombëtar.
Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, nëpërmjet dy cicërimave në Twitter, raporton Gazeta Express.
Hoxhaj ka thënë se Kosova i është falënderuese të gjitha vendeve që kanë mbështetur kandidaturën e saj për anëtarësim në GJPA, dhe ka lavdëruar punën e ambasadores Vjosa Dobruna.
“Një lajm i mirë për Kosovën. Shteti ynë bëhet anëtari i 120-të Gjykatës së Përhershme të Arbitrazhit me seli në Holandë. Megjithë përpjekjet e Serbisë për ta bllokuar procesin që nga janari, sot u konfirmua zyrtarisht pranimi i Kosovës në këtë organizatë. Faleminderit shteteve anëtare për votimin dhe diplomatëve të Kosovës për lobimin. Koordinimi i mirëfilltë me partnerët po sjell edhe rezultatet diplomatike”, ka thënë Hoxhaj.
Ai ka paralajmëruar lajme të tjera të mira për diplomacinë multilaterale kosovare.