Kryetari i Londrës heq reklamën me modelen seksi, kjo është arsyeja
Reklamat të cilat i bëjnë njerëzit të ndihen të turpëruar me trupin e tyre apo nën presion për të patur një trup perfekt, janë ndaluar së shfaquri në transportin publik në Londër.
Kryetari i ri i qytetit, Sadiq Khan, njoftoi se do t’u japë fund reklamave të tilla që promovojnë një trup “perfekt” dhe që pretendohet se mund të arrihet falë një përzierje proteinike.
Reklama, e cila u shfaq në stacionet nëntokësore të Londrës, tregon një modele me bikini. Ajo ka tërhequr kritika të konsiderueshme për inkurajimin e pritjeve joreale të trupit dhe për faktin se është poshtëruese për gratë, transmeton Shekulli.
“Si baba i dy vajzave adoleshente, unë jam jashtëzakonisht i shqetësuar në lidhje me këtë lloj reklame e cila i poshtëron njerëzit, veçanërisht gratë. U ka ardhur fundi kohës së tyre”, u shpreh Khan.
Please follow and like us: