Albspirit

Media/News/Publishing

Kujdes nga përgjuesit!

 

 

 

U çanë ekranet tej për tej,

U çanë i dashur mik,

Ngado përgjues e të përgjuar,

Ngado vetëm panik.

 

 

I dashur mik mos fli me gruan,

Mos bisedo, por qëndro sustë,

Se ku i dihet mor i mjerë,

Që nënë krevat nuk ke përgjues.

 

 

Mos fol me gruan e komshiut,

Se punët janë me spec,

Mos fol po vetëm përdor shenja,

Sikur je shurdhmemec.

 

 

Kujdes, kudo ku hapin hedh,

Se ka përgjues more burrë,

Edhe një p…ordhë po të iku,

E merr me zë dhe pa figurë.

 

 

 

Kujdes kur ke ndonjë sekret,

Ta shtrojnë rrugën me driza,

Sepse këtu s’kanë fund çuditë,

Më shumë përgjues, sesa miza.

 

 

Kujdes or mik edhe në punë,

Koleges kur i buzëqesh,

Se hop përgjuesi bën detyrën,

Dhe gjithë qyteti e merr vesh.

 

 

Kujdes or burri i nderuar,

Mos fol e mos bëj zë,

Sepse përgjuesi po bën namin,

Dhe ty pa nder të lë.

 

 

Kujdes or mik se s’dihet ç’ndodh,

Kudo ku hyn, kudo ku shkon,

Se vjen një vajzë me gjoks përjashta,

Dhe keq të provokon.

 

 

Kujdes or qytetar i lirë,

Mos i beso asnjë njeriu,

Dhe po s’pagove ndonjë gjobë,

Do ta pësosh si Shukriu.

 

 

Mbaj hapur sytë e mos beso,

E mos qëndro në fund të urës,

Kujdes sepse tek në përgjuesi,

Është një biznes shumë fitimprurës.

 

 

Thonë ka përgjues çdo zyrë,

Një punë që nuk është punë,

Dhe gjysma e qeveritarëve,

Ka kohë që s’flenë më gjumë.

 

 

Ka kohë që behet zhurmë e madhe,

Me ditë edhe me natë,

Dhe gjysma e qeveritarëve,

Kanë hyrë në sherr me gratë.

 

Se kërcënohet burri i botës,

Dashnorja e egër e hap gojën,

Dua kaq lekë që të jetoj,

Ose të nxora bojën.

 

U çanë ekranet tej për tej,

U çanë i dashur mik,

Kudo përgjues e të përgjuar,

Kudo vetëm panik.

 

Ismail H. Xhaferri

 

Please follow and like us: