Albspirit

Media/News/Publishing

Manastiri i Ardenices dhe Leon Rei

 

Arkeologu francez Leon Rei na jep një dëshmi të rëndësishme rreth pasurive të bibliotekës së manastirit të Ardenicës. Në ditarin e tij, shqipëruar nga Luan Rama, ai na tregon se diku nga fundi i viteve 1920, kur kishte nisur të organizonte fushatat e gërmimeve në Apolloni, e lajmëruan në mënyrë konfidenciale se në bibliotekën këtij manastiri ndodhej edhe një kodik i vjetër, që fliste për hitorinë krishtërimit në Apoloni.
Kodiku, shkruan Leon Rei në ditarin e tij, botuar në Tiranë me titullin “Hyjnitë kishin të drejtë”, nga Shtëpia Botuese Dituria, përbëhej nga 60 faqe të shkruara më dorë, që ishin mbështjellë nga dy kapakë lëkure. Në faqet e para trajtoheshin probleme fetare. Vetëm në faqen e 50-të nis të flitet për hitorinë e Apolonisë. Kodiku ishte shkruajtur nga murgu Ciprian, i cili midis të tjerave tregonte për një eremit të antikitetit të vonë, Polianin, i cili jetonte në një shpellë pranë qytetit antik aty pranë dhe aktivitetin e ushtronte në një faltore të ngritur në vendin ku dikur gjendej tempulli i Apolonit.
Fatkeqësisht ky dokument së bashku dhe të tjera libra e dorëshkrime u dogjën me bibliotekën e manastirit në vitin 1932. Ndoshta këtë fat pati edhe dokumentet që tregonin celebrimin e martesës së Skëndërbeut me Donika Arianitin, të cilët në 23 prill 1451, në kishën e këtij manastiri vendosën kurorë.

Please follow and like us: