Merkel: Kinës i duhet sundim real i ligjit
Kancelarja gjermane, Angela Merkel, e cila gjendet në vizitë triditëshe në Kinë, është shprehur për rëndësinë që ky vend ta ketë gjyqësinë e pavarur.
Mëtutje, gjatë fjalimit të saj të djeshëm para studentëve të Universitetit të Pekinit, duke folur për rëndësinë e sundimit të ligjit, zonja Merkel ka theksuar se “kjo nënkupton se gjyqësia vendos sipas ligjeve dhe legjislacionit të vendit në mnyrë të pavarur nga politika dhe secili është i barabartë para ligjit”.
Ajo ka theksuar se “procedurat e gjykatave dhe vendimet duhet të jenë transparente” me qëllim që të forcohet besimi i shtetasve në institucionet shtetërore.
Këto komente u bënë në periudhën kur qeveria kineze i ka mbikëqyrë goditjet e gjëra kundër grupeve për të drejtat e njeriut dhe aktivistët.
Gjatë qëndrimit të saj në Kinë, zonja Merkel do të takohet me presidentin e këtij vendi, Xi Jinping.