Mitikja dhe mistikja në etninë shqiptare, mbi origjinën dhe zhvillimin e gjuhës shqipe
Kumtese ne Takimin e dyte nderkombetar vjetor te Institutit Alb-Shkenca, Prishtine, botuar si artikull shkencor ne revisten shkencore te IASH: AKTET, vell.1, nr.1, si Proceedings…
Aspekte të mitikes dhe mistikes në etninë shqiptare, elemente të ballafaqimit dhe dialogut të përpjekjeve historiko-fonologjike dhe mitiko-semantike mbi origjinën dhe zhvillimin e gjuhës shqipe
Aspects of mythical and mystical in Albanian ethnicity, elements of confrontation and dialogue of historic-phonologic and mythical-semantic in the different theoretical conjectures on the origin and development of Albanian language.
Nga LLUKA QAFOKU Specialist i informacionit shkencor, përkthyes Adresa:Rr. Durrësit, p.11, shk.3, ap.18, Tiranë, SHQIPËRI
A B S T R A C T
The paper attracts the attention to different aspects of some main Albanian legends and folk songs and their primordial authenticity and originality, as well as their inherent inseparability from the generative hidden semantic paradigms of Albanian language. The parallelism of the above paradigms and symbols with the Hebrew tradition has been highlighted. The present state of affairs in the studies on the origin and place of Albanian language in relation with other languages, and mainly with its Indo –European family members, is discussed in detail both diachronically and synchronically in the view of recent statistical and genetic findings in studies on the common ancestor, especially that of eastern Anatolia. The different views of Albanian renowned researchers are discussed in brief, but trying to overcome conflicts and to show ways out of them towards a synthetic approach. Views of Çabej and Riza are confronted with those of more “unscientific” approaches of Aristidh Kolja and Petro Zheji, trying to shed some light in a possible theoretical synthesis, and also suggest new horizons for present and future archeological projects. The necessity of a concerted effort in national scale in this direction, both because of background recent developments in American linguistics of Noam Chomsky and especially Martin Bernal, and on the need to reestablish the connections to our lost history and tradition closely connected with the possible discoveries in the field is of paramount importance for all Albanian nationals in our days, and Alb-shkenca, that has so far contributed, must push it to a new qualitative level, and different ways to fulfill it are presented. Keywords: Albanian local anthropology; comparative linguistics. interdisciplinary approach; semantics; semiotics; symbolism; translation theory, analytical psychology.
I-Hyrje Ndoshta sfida e temës së kësaj kumtese tejkalon shumë mundësitë e mia për ta përballuar denjësisht sidomos përsa i përket hollësive të argumenteve të sofistikuar të linguistikës dhe antropologjisë moderne.Megjithatë, përgatitja dhe eksperienca në fushën e informacionit shkencor, në natyrën e vet interdisiplinar, si dhe në fushën e përkthimit artistik dhe shkencor, më motivoi që të mos i bëj ballë tundimit për të paraqitur atë shqetësim dhe shpresë që na jep ne shqiptarëve monumentaliteti i gjuhës sonë dhe i zakoneve tona me një aftësi konservatore mbijetese të mahnitshme.(cf. Branko Merxhani, cituar nga Arbën Xhaferi,- “Shekulli”, e shtunë, 4 gusht, 2007- “Në kërkim të ethshëm të fajit” – “Një komb egziston vetëm atëherë kur fillon të shqetësohet për fatin e Tij”).
Shqetësim, se ndodhemi në një udhëkryq të historisë, shqetësim se institucionet dhe njerëzit tanë akoma s’po janë në lartësinë dhe s’po munden të investojnë përkushtimin e duhur, të paktën të barabartë me atë të të huajve, miq dhe armiq, për të materializuar shkencërisht origjinën dhe historinë e vlerave të padiskutueshme të kohezionit natyral moral të shoqërive arbëroro-shqiptare dhe gjuhës sonë, që kanë qënë vazhdimisht me mbijetesën e tyre heroike hijerëndë sfidë për të gjithë antropologët dhe linguistët seriozë, si dëshmi e drejtpërdrejtë e një qytetërimi të lashtë që për fat të keq akoma s’dëshmohet as aq sa në gjuhë nga zbulimet arkeologjike apo dhe antropologjike të deritanishme.
Dhe kemi fatin e keq që po piqemi si komb shtetformues kur të tjerët e kanë kaluar këtë eksperiencë dhe po synojnë tani integrimin si kërkesë e brendshme , po piqemi si disiplinë albanologjike klasike, kur te tjerët pasi kanë kaluar pjekjen e vetëdijësimin kombëtar klasik, po e shohin veten në interdisiplinaritet të shqyrtimit të pozicioneve të shkencave kombëtare. Perceptimi këmbëngulës legjendar i realitetit, si individualisht në personalitetet, ashtu dhe shoqëror në motivimin e lëvizjeve brendakombëtare, ka qenë dhe mbetet një nga shqetsimet që i quaj madhore për etninë tonë me një madhështi të mjegullt, të pafaktuar qartë.
Ai na përçudnon marrëdhëniet, afirmimin nacional, kohezionin shtetformues dhe “team-spirit”-in aq të domosdoshëm të epokës anglosaksone të globalizimit informativo- teknologjik të qytetërimit. E megjithatë shpesh e më shpesh ai na mbijeton tej honesh historikë drejt fatit tonë të paapelueshëm.Prandaj analiza e tij është e domosdoshme si për konsolidimin dhe eksportimin e vlerave, ashtu dhe për eliminimin e ndikimit të tij politik vetëizolues dhe frenues. Një analizë antropologjike e gjuhës (krahaso konceptet e Clifford Geertz [5], pra riformatimi i linguistikës edhe si shkencë interpretuese (cf me lart fq.6) dhe jo vetëm si shkencë e mirëfilltë empirike (pra me synimin tek kuptimi dhe jo vetëm ligji) jep rezultate të jashtëzakonshme në rastin e gjuhës shqipe (cf. Konda, Majani, Vlora-Falaski,Katapano, Ikonomi[13 ], Pilika, Haxhi Sauku, Aristidh Kola[ 9], Mathieu Aref [29]dhe mbi të gjithë Petro Zheji[8], në propozimin e algoritmit simbolik [8] që përbën të paktën një hap serioz për algoritmin etnografik që kërkon Geertz [5,po aty, fq13) ) dhe është i përligjur nga Fonetika Historike (shih Kolec Topalli=KT-[10] dhe Shaban Demiraj-[11-II,34] ) kur vihet në dukje erozioni theksor, që natyrisht shfaq, si në gjeologji, shtresëzimet kohore që shkojnë deri në gjuhën origjinë i.e (KT po aty) dhe sidomos tingulli “o” (KT po aty)…
Nga ana tjetër, gjuha ka bazë biologjike (Chomsky[2], innateness hypothesis) (e konfirmuar tani nga gjenetika molekulare[14,16], ndërsa paraprakisht indirekt nga ligje si i Zipf, psiko-fizike, (“come vedo, giudico-Ungjilli i Shën Mateut, italisht) analog i Weber Fechner-it për shikimin) dhe funksioni i saj është të përcjellë mendimin (Chomsky, po aty) dhe mendimi i lashtë ka qenë ai mitik [ 30, 6 ,8], etj, etj, . “Të vërtetat” e besimit njerëzor janë dy, (dualiteti themelor i “cognitive instinct”- associated lately to “cognitive gene of the humans”) të lidhura nga ura e spekulimit filozofik (shih Russell, Bertrand-“A history of Western Philosophy” Introduction, page I)
E para është e vërteta e jashtëzakonshme , e papërsëritshme, aristokratike, artistike, mitike, mistike. [25-“ne nuk po merremi me shkencë, por me një art të saktë” fq.295, 26] (Qëndrore-pse?)
E dyta është e vërteta e zakonshme,juridike, eksperimentale, demokratike, shkencore e teknologjike. (Periferike-si?=know-how-“hypothesis non fingo”- Newton)) Pra e dyta kërkon fakte të besueshme (eksperimentalisht të përsëritshme) dhe dëshmitarë (burime) po aq të besueshëm (të gjetshëm, të konfirmueshëm)
Natyrisht, rreshtat e paragrafit të mëposhtëm s’kanë të bëjnë me linguistoikën e konceptuar si shkencë natyrore. (por kanë të bëjnë me antropologjinë e konceptuar si shkencë interpretuese-Geertz)[5] Ato janë vetëm rezultat i ideve të lindura nga asociacioni i lirë(Freud, Lacan,.)[6].., merren me migrimin hapsinor-kohor të simbolit dhe rezonancën e tij shpirtërore.Pra, janë, të paktën në pamje, krejt“antishkencore”. Po ve në dukje një koincidence që për mua ka rëndësi, se lidhet me flamurin tonë dhe peshën e Tij simbolike.
Në monografinë themelore për mitologjinë greke të Robert Graves “Greek Myths”[30] fillohet me “mitin pelazgjik të Krijimit”. (vë në dukje këtu se z. Graves ka pikpamje antagoniste psh. me Aristidh Kolën [9,fq.214].) Aty Eurinoma (cf. Heb. “ivrit”, Shq. “arbër”) krijon valët e vallzon mbi to (Shtoj Zo Vallja) e pastaj me ndihmën e Ofionit (Gjarpër=psh.”gjëra bër”-cf. “NVB”) të krijuar prej saj formon botën me Borean (erën e ftohtë-cf. “bora”-shq.).(Kujto mitin e themelimit të “santa Maria Maggiore” në Romë, kryefaltorja e ritit marian) Po aty, pëllumbi sakrifikohet . Gjejmë pëllumbin, simbol kristian, por dhe pelazgjik.(Ikonomi-Tomorri, Pilika tek ….Straboni) Lidhja e pëllumbit me plakat, me parafundin…(plakat e Marsit[]-babije leti në tetorin rus.) Dhe gjejmë adhurimin për Hijen, Hijen e Shqipes, për Hirin e Hyut.
Dhe lexojme tek Lluka I, 35-“ Dhe Sublimi do të të mbulojë me Hijen e tij..” Gjejmë tek Küng, “njeriu duhet të pranojë hijen e Tij”(cituar nga Jung, C. G.)[ ].Ja pra rezonancat e Hijes së Hyut, (tetragrama YHWH, aq për koincidence e ngjashme me fjalën Hyu vetë) që s’përflitet dot në mentalitetin fetar të themelit të paganizmit dhe realizimit të monoteizmit perëndimor. Me heshtjen e vetë “h” shqip, si bashkëtingëllore e heshtur, simbol i “Ushtarit të panjohur”, “Heroit të heshtur”, simbol i “Perandorisë së Zhdukur”. Ja pra dhe një arsye e reprimimit për shqiptarët të instiktit fetar, dhe gjithashtu arsyeja pse aq shumë individë të shkëputur të këtij populli u kanë dhënë aq shumë gjithë feve. Pra një shenjë e Perandorisë së fshehtë, e Mbretërisë së Qiejve, e Arsyes për lindjen e ndërgjegjes njerëzore, e Inkoshientit Kolektiv të Njerëzimit.
Kujtojmë që ngjyrat “kuq e zi” shfaqen në Kretë, në botën hitite, (shih Diringer, “l’alfabeto nella storia di civiltá”, Barbera eds., Firenze, 1937, fq.) për identitetin e shenjave për rrokjet, dhe hipotezën Anatoliane[15]vazhdojnë tek Aleksandri i Madh, Kostandini i Madh (po dhe Julian Apostati), Skënderbeu…(citimi i Hymnit të Nolit..-Flamur që lind me Shën Kopstandinin, …flamur i madh për Njerëzi) Miti i Para-fundit, është i pranishëm në motivet kryesore të epikës shqipe. Po është mit i trashëguar qëndror pellazg, ose, supozoj unë, i indoevropianishtes së parë natyrale (johipotetike) që ndoshta ka në vetvete atributet që linguistika ortodokse i ka dhënë hipotetikes [10,11] dhe ndoshta më shumë. Krahaso më sipër “miti i tre plakave (parkave)- -Mirave( moireve) [30]Krahaso këtu psh “Gjergj Elez Alia”:, “Ago Ymeri”, “Kostandini dhe Doruntina” [ rekomandoj përzgjedhjen e Abedin Prezës,23]
Gjithashtu krahaso për mitikën nordike i.e. [24, fq.249 për lidhjen e fundit të botës me simbolikën e numrit nëntë si në mitet shqiptare cituar më lart]-Këto mite e kanë analogun e vet edhe në mistikën hebraike apokaliptike të mesianizmit, me dallimet që kanë të bëjnë me karakterin moral individual dhe “në mbrojtje” të të parit (shqiptar), dhe me karakterin shoqëror-historik të të dytit(hebre). Janë analogë, se ndikimi përgjatë historisë i këtyre dy popujve të vegjël ka ngjashmëri dhe ky ndikim në rastin tonë është thellësisht individual, (shembuj ka pa fund, pavarësisht kontestimeve të origjinës) ndërsa tek ata thellësisht kolektiv-kombëtar. Por shtysat strukturore moralo-shoqërore për të ndikuar historinë janë analogjikisht të forta e natyrale. [8 , dhe Jorgo, Kristaq-Identiteti i qendrës së panjohur-rasti Shqipëria-ese, Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë, ASHSH]
2. Problemi- Dy drejtimet (vijat) kryesore, në papajtueshmëri aparente, të linguistikës shqipe.
2.1 Dy vijat Ka kohë që edhe Alb-shkenca, sikurse gjithë albanologjia me strukturat e saj kudo në botë, ka përvijuar dy linja të të konceptuarit të linguistikës shqipe : Së pari, linjën e mbrojtjes së indoevropianishtes, apo linguistikës ortodokse të gjuhës shqipe, ku përfshihen pikpamjet që vijojnë nga punimet e Pedersen, Meyer, e më tej Jokl, si dhe pikpamjet e Sosyrit10 mbi linguistikën si shkencë, që në Akademinë e Shkencave kanë pasur përfaqsues përkatësisht akademikët Çabej e Riza.Kjo linjë, që sot përfaqësohet në Shqipëri nga Prof. Shaban Demiraj dhe Prof. Kolec Topalli, nga të cilët për këtë kumtesë kam konsultuar veprat e tyre të fundit më të rëndësishme.[10 ,11 ].Gjithashtu, në këtë linjë janë punimet e Dr. Begzad Baliut.Në debatet e ndryshme të zhvilluara në Forum mbi origjinën dhe zhvillimin e gjuhës shqipe në këtë linjë janë prononcuar fuqishëm zz. Begzad Baliu, Ardian Vehbiu, Dashnor Kokonozi etj., pavarësisht nga nuancat në pozicionimin e tyre për çështje të ndryshme.
Në zhvillimin e saj ndiqen sa më rigorozisht kritere për etimologjinë [1 ] Së dyti, linja e mbrojtjes së një prejardhje nag gjuha pellazge, si paragreke, e dëshmuar fort nga autorët e lashtë greko-romakë, pavarësisht kontradiktave në pohimet e tyre dhe gjithashtu nga një material i bollshëm i strukturuar mirë i etimologjive që pikpamja e parë i quan “popullore” dhe shkencërisht të dyshimta, por që gjithnjë e më tepër po paraqiten me struktura racionale deri kuazi matematike e me fakte historike e arkeologjike.
Kjo pikpamje vë në dukje mangësitë e hipotezës i.e., megjithse akoma nuk mund të krahasohet me koherencën shkencore në punimet në kuadrin e kësaj të fundit. Përfaqësues janë shumica e rilindasve, me De Radën dhe Sami Frashërin në krye (të cilët në kohën e tyre kanë qënë, veç të tjerash, dhe linguistë të respektuar ndërkombëtarisht) (cf. psh. De Rada –“Sul’antichità della lingua Albanese”, (Conferenza) 1896 në Bibliotekën Kombëtare), shumë patriotë dhe dijetarë të mëdhenj të mëvonshëm deri në ditët tona që përmënden dhe vazhdimisht në këtë shkrim.
Shumë prej tyre kanë dhënë kontribut heroik për ringjalljen e letërsisë,gjuhës dhe shtetit tonë kombëtar.Ka dhe mjaft linguistë të huaj, kryesisht ballkanas, që e marrin parasysh shkencërisht këtë vijë(Georgiev tek Demiraj [11]).Kontributet më serioze në këtë vijë kohët e fundit nga studjues shqiptarë janë ato të A.Kolas[9], P. Zhejit[8] dhe M. Aref[29].
2.2 Karakteristika të dy vijave.Papajtueshmëria aparente historiko-gjeografike Natyrisht, së pari s’mund të mohohet puna këmbëngulëse, cilësore dhe voluminoze e gjuhëtarëve tanë profesionistë dhe me peshë ndërkombëtare shkencore të vijës së parë, të cilët bënë të mundur që linguistika shqipe e më tej albanologjia si shkencë të transferojë selinë nga vende të huaja në Shqipëri dhe në institucionet e saj shkencore.Këtu duhen përmëndur dhe arritjet e përmbledhura me disiplinën e duhur shkencore në dy monografitë e fundit të gjuhëtarëve tanë të shquar Prof. Topalli dhe Demiraj[10 ,11 ] në gjurmët e Prof. Çabej e Riza.Vë në dukje posaçërisht se në monografinë e hollësishme dinjitoze të Prof. Topallit, e para që përfshin arritjet e deritashme të fonetikës historike shqipe, paraqiten procese dhe fakte fonetike me burim paralatin dhe madje në disa raste, ndoshta dhe para i.e. në gjuhën shqipe.[ 10, fq.94]
Megjithatë, nuk mund të mos vërehet se vija i.e., mbështetur në etimologjinë indoeuropianiste të afirmuar shkencërisht, ku pikpamje të puritetit me nuancë raciale si të Sapir [1 , “Sapir-Whorf hypothesis”-21 ] luajnë rol qëndror, dhe ku faktorët historiko-gjeografikë pavarësisht rigorozitetit aparent shkencor interpretohen shpesh nga pikpamja e fitimtarit.,[cf. Bernal] ka çuar në një gjendje që që nga koha e Meyer-it pohohet vazhdimisht se shumica e fjalëve të gjuhës sonë janë huazime të pushtuesve dhe fqinjëve [cf. revoltën e Aref,[29 ]( “nëse përllogaritet numuri i fjalëve shqipe huazuar sipas gjuhëtarëve nga grekët, romakët, serbët dhe turqit, gjuha shqipe do të reduktohej pothuajse në një hiç, duke përfshirë vetëm një pjesë të parëndësishme të një fondi gjuhësor të lashtë, të cilave nuk u shpjegohet saktësisht zanafilla!?”)1 Zheji, Kolja etj.-(vërej se Zheji është përkthyes elitar i shqipes letrare, dhe përkthimi është diçka, që po ta besonim plotësisht hipotezën Sapir-Whorf, nuk do të ishte e mundur as të realizohej!?)
Madje tendenca për gjetjen dhe argumentimin e huazimeve shkon në disa raste kundër dhe vetë parimeve të kësaj etimologjie (Encarta2006- artikulli mbi etimologjinë shkencore, parimi 4, ai i preferencës së shkurtësisë së fjalëve në lidhje me vjetërsinë e tyre) [10- fq.300-301bashkëtingëlloret dybuzore) duke u mbështetur në të dhëna të diskutueshme historike e fonetike, megjithëse po aty [10.fq 625.] theksohet aftësia e brendshme krijuese e gjuhës shqipe nga ana fonetike dhe madje tek Demiraj theksohet karakteri konservativ i gjuhës [11-34,fq99….] Natyrisht, së dyti, s’mund të mohohet gjithashtu kontributi i jashtëzakonshëm qoftë politik, letrar, por edhe shkencor, i rilindasve tanë që ishin dhe gjuhëtarë, si De Rada dhe Sami Frashëri dhe i ndjekësve të tyre heroikë deri tek Aristidh Kola, me idetë e tyre për origjinën e gjuhës shqipe nga pellazgët.[8 ,9, 29].Këto ide janë të bazuara edhe në burime të historianëve antikë greko-romakë, pavarësisht papërcaktueshmërive gjeografiko-historike të tyre.Risitë e fundit në këtë drejtim janë botimet e veprave voluminoze e me ide revolucionare si [8 ,9 ,29 ].
Vërehet ama një divergjencë shpesh e theksuar deri tani në sugjerimet e këtyre kërkimeve për mbështetje faktike arkeologjike dhe historike të përfundimeve të tyre optimiste deri utopike. Gjithashtu metodologjia e tyre me orientim kryesisht në semantikën e fjalëve nganjëherë nuk konsultohet në mënyrë të mjaftueshme me ecurinë e këtyre studimeve në degën e linguistikës në fjalë. [9,29] Rezulton se është një kërkim për paragjuhën, [cf. Abehsera-7] që rezulton paralele me një paralogjikë të ideve krejtësisht të papranueshme nga logjika formale, natyrisht dhe nga linguistika sosyriane (algoritmi simbolik i Zhejit)[8] por krejtësisht e interpretueshme nga psikologjia analitike kolektive [6,19] dhe me koincidenca sistematike interpretimesh në degë nga më të largtat e dijes të shpjeguara nga “etimologji” shqipe që lidhin në interpretim familje gjuhësore krejtësisht jofqinje. Në sytë e linguistëve profesionistë këto duken “shoqërime të lira idesh”, të padisiplinuara shkencërisht, madje dhe racionalisht, megjithse të shoqëruara me shkëndija zbulese sistematike për zik-zakun historik të vetkuptimit kombëtar.
Por sasia tepër e madhe e interpretimeve koherente të emrave mitologjikë,[9,29] të fjalëve të gjuhëve të vjetra i.e. dhe semite dhe alternativat e shpjegimeve duke u bazuar në arritjet relativisht të kohëve të fundit dhe me autoritet të pranuar të psikologjisë shoqërore dhe antropologjisë meriton një vëmëndje të veçantë. [8]Kjo edhe për shkak të veprës me ndikim të M. Bernal[4 ] dhe të veprave të tjera të kësaj natyre, që mendoj se përbën një trend të ri në zhvillimet shkencore të etimologjisë së sotme. Pikërisht për të përballuar shqetësimet e bazuara të dijetarit tonë tashmë të njohur dhe mikut tim A. Vehbiu në shkrimin “Athina e zezë” publikuar në Forumin tonë alb-shkenca.
3. Propozim për zgjidhje të problemit Mendoj se dy janë bazat e mia shpirtërore për të guxuar të besoj tek vegimi i pajtimit të dy vijave në përgjithsi agresivisht të papajtueshme: kultura ime për kozmologjinë dhe fizikën të adhuruara që në fëmini dhe afrimi me përkthimin letrar dhe fetar në kohën e diktaturës. Pra ideja ime është se linguistikës si shkencë i ka ardhur koha për një “purifikim të parimeve”[25,26] (..purifikimi i parimeve është ajo që arrihet më vonë në çdo shkencë – Lacan, J. [6]- Au delà du “Principe de réalité”, fq.74) dhe për lidhjen e saj të drejtpërdrejtë me psikologjinë ( sipas pikpamjes sime nuk duhet folur për “marëdhënie” të linguistikës me psikologjinë, sepse linguistika është pjesë e psikologjisë.- Chomsky ,Noam -Language and responsibility).
Kjo do të thotë rrëzim i murit sosyrian signifiant/signifié, pra pohimi si parim i faktit se në gjuhët natyrale forma gjuhësore nuk është e lirë nga përmbajtja simbolike, si dhe i ndarjes përjashtuese të diakronisë me sinkroninë [7,8,22]. Nuk po zgjatem këtu se ku shpie kjo, se nuk e lejon vendi, por po jap analogjinë e rrëzimit të determinizmit në fizikë, për ti lënë vend mekanikës kuantike, konceptualisht e papajtueshme me mekanikën klasike por eksperimentalisht e pandashme prej saj. Tërësia e gabimeve klasike u sintetizua në “gabimin absolut” “h”, parimin e indeterminizmit apo të papërcaktueshmërisë të Heisenbergut.
Kjo ka ndodhur dhe në biologjinë molekulare me mutacionet si krijues dhe zbulues të gjuhës së jetës, si “mbijetesë me anë të gabimeve fatlume”.E para ka çuar në rrezatimin relik, sistemin absolut të referimit fizik[psh.27- fq..519]; ky është analog me paragjuhën [14,8,7 ]apo gjuhën natyrale “Esperanto”, që buron nga një sistem gabimesh konceptuale nga pikpamja e linguistikës klasike (sosyriane) që shpie, sipas meje, në lindjen e “linguistikës kuantike”(apo zhejane).
Kjo e fundit nuk ka akoma një fenomenologji historike të besueshme, se ka të bëjë me “para-historinë”[28],si dhe me momente të fshehura apo traumatike të historisë, ashtu si rrezatimi relik dhe mutagjeneza .Dua të kujtoj se uniciteti i Trinitetit të mësipërm gjëndet si profeci në fillim të Ungjillit mistik, atij të Shën Gjonit-“Në fillim ishte Fjala, dhe Fjala ishte me Zotin dhe Fjala ishte Zoti…në të ishte jeta, dhe jeta ishte drita e njerëzve….”(Gj. 1, 1)
4.Përfundime, rekomandime Arritja e të kuptuarit se dy vijat nuk përjashtojnë njera tjetrën nxit thellimin dhe sistematizimin e mëtejshëm të vijës i.e. që është analoge me pavarsimin politik, dhe gjithashtu thellimin e vijës së dytë që çon në integrimin real, madje ekstrem politik. Rekomandohen projekte studimore në intërfejset AI/linguistikë/ biologji molekulare.Një detyrë urgjente është përcaktimi i kritereve të saktë të rinj të huazimit ndërgjuhësor bazuar në strukturat invariante kuptimore të paragjuhës në zbulim e sipër. [7,8]
Bibliografi
1. Sapir, Edward-Language: An Introduction to the study of speech, 1921(www.bartleby.com/186/8.html
2. Chomsky, Noam-Logical Syntax and Semantics: their linguistic relevance, Language,Vol 31, no1, fq.36-45
3. Chomsky, Noam-Linguistic contribution to the study of mind, Language and Mind,1998, www.chomsky.info/books/mind01.htm
4. Bernal, Martin-Black Athena, III http://alford.fastmail.us/athena.html
5. Geertz, Clifford-The Interpretation of Cultures, Fontana press, London, 1993
6. Lacan Jacques-Écrits I, Édition de Seuil, Paris, 1999
7. Abehsera, Alain-Abraham-Babel-La Langue Promise-Editions connectives/Biblieurope , Jérusalem, 1999, www.connective.org
8. Zheji, Petro-Shqipja dhe Sanskritishtja, Pj. I-II, Tertiumdatur,Tiranë, 2005-2006
9. Kola, Aristidh-Gjuha e Perëndive, Plejad, Tiranë, 2003
10. Topalli, Kolec-Fonetika historike e gjuhës shqipe-ASHSH, Dituria, Tiranë,2007
11. Demiraj, Shaban-Prejardhja e shqiptarëve nën dritën e dëshmive të gjuhës shqipe, Shkenca, Tiranë, 1999
12. Prévost, Jean-Pierre-Nouveau vocabulaire biblique, Bayard, Paris,2004.(NVB)
13. Ikonomi, Perikli Dodona pellazgjike dhe Tomori i Zotit të pellazgve-material arkivor
14. Nature-Language evolved in a leap-May 21, 2003 www.nature.com/nsu/030120/030120-3.html
15. Gray, Russell D., Atkinson, QuentinD.- Language-tree divergence times support the Anatolian theory of Indo-European origin-Nature, vol.426, 27 Nov 2003, fq 435-438.
16. Nature-Language gene found-May 21, 2003 www.nature.com/nsu/011004/011004-16.html
17. Küng, Hans- Credo- Rizzoli, Roma, 1992
18. Backer,G.P., Hacker, P.M.S. Language, sense &nonsense-Basil Blackwell, Oxford, 1989.
19. Jung, C.G.-Dialectique du moi et de l’Inconscient, Gallimard, Paris,1964.
20. Chevalier, Jean;Gheerbrant, Alain-Dictionary of Symbols. Penguin Books, London, 1994
21. Crystal, David The Penguin Dictionary of Language, Penguin Books,London, 1999.
22. de Saussure ,Ferdinand -Cours de linguistique generale-Payot, Paris, 1931.
23. Preza, Abedin – “La poesia albanese nelle pagine di un’antologia”, Ideart, Tiranë, 2006.
24. Crossley-Holland, Kevin – The Penguin Book of Norse Myths- Penguin Books, London, 1993.
25. Steiner, Greorge-After Babel-aspects of language and translation-Oxford University Press-1977.
26. Wittgenstein, Ludwig-Philosophical investigations-Basil Blackwell, Oxford, 1967.
27. Klimishin, I. A. -Astronomija nashih dnjej- Nauka, Moskva, 1986.
28. Eliade, Mircea-Le mythe de l’eternel retour- Gallimard, Paris, 1969.
29. Aref, Mathieu-Shqipëria-odiseja e pabesueshme e një populli parahelen- Plejad, Tiranë, 2007
30. Graves, Robert –I miti greci-Longanesi, Milano,1983