Albspirit

Media/News/Publishing

MPJ e Greqisë për Kotzias: I pari ministër grek që e deklaroi hapur bashkëpunimin e çamëve me nazistët 

 

13323772_960948204018962_7221705400480288016_o

Ministria e Jashtme e Greqisë është dashur sot të hedhë poshtë një artikull të ashpër të gazetës greke “Makeleio” që e konsideron ministrin Nikos Kotzias, një pasardhës të Hitlerit dhe Gebelsit dhe që e akuzon se po luan lojëra në dëm të vendit duke i kujtuar edhe çështjen çame, citon Syri.net.

Ministria greke i ka konsideruar këto si përpjekje të dështuara për të dëmtuar imazhin e Ministrit të Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Kotzias, pasi ai është sipas saj, ministri i parë grek që ka deklaruar publikisht dhe ka ekspozuar, bashkëpunimin e çamëve me nazistët dhe pushtuesit fashistë.”

Sipas saj, “artikulli i tmerrrshëm fyen dhe denigron dhe kujtimin e gjyshit të Nikos Kotzias, Andronikos Kotzias, i cili nuk kishte absolutisht lidhje me kryebashkiakun e ekohës, Kostas Kotzias, duke replikuar ndaj aludimeve të bëra.”

Në fund, ministria paralajmëron se “do të ndërmerren të gjitha masat ligjore kundër kësaj përpjekjeje të turpshme për shpifje ndaj Ministrit të Jashtëm dhe fyerjes së kujtimit të Andronikos Kotzias”.

kotzias-xitler

 

Please follow and like us: