Punimet në kuadër të projektit “Rehabilitimi i Manastirit të Shën Marisë dhe peizazhit në Parkun Arkeologjik të Apollonisë”, u inspektuan nga Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, Ambasadorja e Bashkimit Evropian në Tiranë, Romana Vlahutin dhe Michaela Matuella, Drejtore e Njësisë për Ballkanin Perëndimor në Komisionin Europian në Bruksel. Kumbaro gjatë fjalës së saj theksoi se ky restaurim nuk ka të bëjë thjeshtë me fasadën, por edhe me detajet dhe se restauratorët janë ndër ekspertët më të mirë të fushës. Nga ana tjetër ambasadorja e BE u shpreh se veç reformës në Drejtësi, edhe reforma në Kulturë do të jetë ndër prioritet e qeverisë shqiptare dhe për këtë nuk do të mungojë suporti nga Bashkimi Evropian.“Është shumë e rëndësishme që ne duhet ta konservojmë këtë trashëgimi kulturore. Ne duhet ta bëjmë atë atraktive për njerëzit dhe vizitorët. Gjithashtu që ti japim mundësi edhe banorëve të kësaj zone dhe zonave të tjera që mund të përfitojnë nga ky aset kulturor dhe historik. Këtu nuk po flasim për një burim të Kulturës shqiptare, por flasim edhe për kulturën europiane”, tha ambasadorja.
|