Albspirit

Media/News/Publishing

Pas 25 vitesh pastrohen kanalet vaditëse në zonën e Beratit

Pastrimi i kanaleve vaditëse ka impakt të menjëhershëm në rritjen e siperfaqeve të kultivuara

 

 

 

Ky kanal sipas banorëve të kësaj zone kishte më shumë se 20 vjet që kishte dale jashtë funksionit dhe nuk e kryente më qëllimin për të cilin ishte ndërtuar në vitet 70-të, gjatë sistemit komunist.

 

Ndër objektivat kryesorë të Ministrisë së Bujqësisë është riviatlizimi i rrjetit të kanaleve kulluese në zonat bujqësore, të lënë në harrese për më shumë se 25 vjet. Në kuadër të këtij angazhimi, Ministria e Bujqësisë në bashkëpunim më  bashkinë e Beratit janë tashmë në fazën përfundimtare të investimit për pastrimin e kanalit kryesor vaditës me gjatësi rreth 13 km. Me përfundimin e këtij kanali pritet që një pjesë e madhe e tokave bujqësore fushore në bashkinë Berat dhe jo vetëm të marrin  përfundimisht zgjidhje sa i përket problemit të vaditjes dhe kullimit të tokave bujqësore. Kanali do t´u japë mundësinë fermerëve të Bilçës që përveçse të vaditin kulturat bujqësore të pranverës, të kenë edhe mundësinë për të kultivuar dy herë brënda një viti një parcele me kultura të ndryshme.

Një investim i munguar prej 20 e kusur vjet

Investimi në këtë kanal kap vlerën e  75 mln lekë dhe do të rikthejnë në funksion një  kanal 13 km të gjatë, i cili ka mundësinë që të vadisë një siperfaqe toke deri në 350 Ha. Ky kanal sipas banorëve të zonës kishte më shumë se 20 vjet që kishte dale jashtë funksionit dhe nuk e kryente më qëllimin për të cilin ishte ndërtuar në vitet 70-të, gjatë sistemit komunist. Në vitet e regjimit komunist kjo zonë ishte ndër më të njohurat në të gjithë vendin për prodhimin e perimeve dhe të zarzavateve, ndërsa në periudhën e pas viteve 90-të mund të flitet vetëm për fusha të lëna djerr. Kjo situatë në gjithë këto vite pritet që të ndryshojë tashmë më pastrimin e kanalit dhe futjen e tij në funksion.  Për fermerët e Bilçës, sistemimi i kanalit, përveçse zgjidh problemin e vaditjes, do u mundësojë dhe kultivimin dy herë në vit të tokës bujqësore.

 

Ndërsa për kryetarin e Bashkisë Berat kjo ndërhyrje në kanalin kryesor vaditës do të bëjë të mundur rritjen e punësimit në këtë zonë. Gjithashtu pastrimi i kanalit vaditës të Bilçës do të kontriubojë në rritjen e prodhimeve bio që është një nga drejtimet kryesore në strategjinë  e punës në Ministrisë e Bujqësisë. Ndërkohë krahas pastrimit të kanalit paralelisht nga ana e pushtetit vendor është duke u punuar  për rrugën shoqëruese të tij, që përshkon vreshtat, ullishte e pemtari të zonës. Kjo përbën një risi për sektorin bujqësor shqipëtar dhe ndërmeret për të lehtësuar edhe më shumë  punën për fermerët.

 

Investime të tjera në ndihmë të bujqësisë

 

Pastrimi dhe rehabilitimi i kanalit të Bilçës nuk është i vetmi në qarkun e Beratit. Në këtë qark ku bujëqsia zë një vend shumë të rënëdsishëm ka gati 2 vite që po kryehen ndëryrje transformuese në përmirsimin e infrastrukturës dhe kushteve në shërbim të fermerve. Të tjera kanale kulluese që janë pastruar në fillim të këtij viti janë: Kanali kullues në fshatin Rerëz në bashkinë Ura vajgurore, kanali  kullues në fshatin Goriçan, kanali kullues në fshatin Poshnje etj. Por sipas specialistëve të bujqësisë, po punohet që në fundin e vitit 2017 të gjitha kanalet vaditse në qarkun e Beratit të jenë të pastruar dhe në funksion. Në fund të këtij projekti të ministrisë së Bujqësisë parashikohet që të dyfishohet sipërfaqja e tokave bujësore që mbillen dy herë në vit dhe rritje me 60% e sipërfaqes së serave. Gjithashtu me këto investime shpresohet që të ndikohet edhe në rritjen e cilësisë së produkteve të prodhuara, duke konkuruar me vendet e rajonit me cilësinë  e produkteve tona bio. Përveç këtyre invstimeve ministria e Bujqësisë, ka bërë hapa konkretë përpara edhe në drejtimin e subvencioneve dhe sigurisë së farnave dhe pesticideve.

 

Please follow and like us: