PD kundër Top Channel: Basha nuk ka thënë ato fjalë për Ramën

Me anë të një deklarate të shpërndarë në orët e mbrëmjes, Partia Demokratike ka reaguar ndaj një lajmi të redaksisë së informacionit të Top Channel. Sipas selisë blu “në mënyrë të përsëritur Top Channel nën presionin e Edi Ramës dizinformon qytetarët”.
“Kryetari i PD nuk i ka thënë Ramës as tërhiqu as mos u tërhiq. I është thënë prano Venecian sepse nuk mund të jete Rama njeriu që vendos kush gjykatës dhe prokuror ka integritet dhe kush jo” – thuhet në reagimin e PD-së.
Please follow and like us: