Albspirit

Media/News/Publishing

Perandorja që provoi 18 të dashur

Jeta private e perandorëve nuk ka rezultuar në shumë raste si shembull për popullin. Kështu ka ndodhur me Katerinën e II, njohur ndryshe edhe si Katerina e Madhe.

Për më shumë se tri dekada, Katerina II udhëhoqi Rusinë. Shumë detaje të jetës së saj mund të jenë moderne. Ajo ka pasur 18 dashnorë. Mjeku personal i Katerinës i vizitonte dashnorët e ardhshëm të saj, sigurisht jo për potencën seksuale, por se mos kishin ndonjë sëmundje veneriane apo të tjera të fshehura, pasi në shoqërinë e oborrit të asaj kohe, sëmundjet seksuale ishin shumë të përhapura dhe shpesh çonin në vdekje të papritura, duke pasur parasysh mungesën e trajtimit adekuat.

Burri i saj i fundit, Platon Subov që kishte vetëm 22 vjet u lidh me Katerinwn kur ajo mbushi 60 vjeç.

Por siç shkruante dhe vetë Katerina në vitin 1773, në një komedi të shkruar prej vetë saj: “Zonja llafazane dhe familja e saj do të rrojnë gjithmonë, në jetë të jetëve”.

Burimi: “Zehntausend Jahre Sex“, Nansen & Piccard, Ecowin Verlag, 208 F., 19,95 Euro, nga 13. qershori në shitje./Bota sot

 

Please follow and like us: