Albspirit

Media/News/Publishing

Protestë qesharake para Gjykatës së Tiranës, edhe disa të rinj kundër gjyqtarit që shkarkoi Çakon

Sikur të mos mjaftonin sulmet e njëpasnjëshme të Ramës e Tahirit ndaj gjyqtarit Arjan Aliaj, i cili dha vendimin për pezullimin e drejtorit të Policisë, Haki Çako, sot është organizuar një protestë para Gjykatës së Tiranës nga disa të rinj.

S’do shumë mend të kuptohet se kanë qenë të rinj të forumit rinor të PS-së dhe mbështetës të ministrit Tahiri.

Kur mendon se të rinjtë në këtë vend nuk protestojnë për çështje të tjera që lidhen me arsimin, papunësinë, shëndetësinë etj, kjo protestë e sotme është më shumë se qesharake.

Please follow and like us: