Albspirit

Media/News/Publishing

Richard Gere lyp në rrugët e Nju Jorkut

Shikoni Richard Gere të lypë në rrugët e Nju Jorkut

Kur Richard Gere hyn në mensën e “Shën Exhidios” në Romë, ka duartrokitje. Thuajse nuk merret fare frymë: fotografë, gazetarë dhe të pastrehë, kanë ardhur të dëgjojnë divën e Hollivudit, i cili u transformua në një të pastrehë në filmin, “Të padukshmit”, të Oren Moverman (del në kinema duke nisur nga 15 qershori). “Do doja ta prezantoja mes jush, vëllezërit dhe motrat e mia. Është diçka tronditëse t’iu shohësh në sy dhe të dëgjosh historitë tuaja. Ky është një fenomen që në Itali ka prekur 50 mijë njerëz, ndërsa në Nju Jork 60 mijë. Janë thuajse një milion në SHBA”, thotë aktori i “Pretty Woman”. “Provova të kamuflohem në rrugët e Nju Jorkut për të mos më njohur askush dhe të jem i padukshëm. Ishte një përvojë shumë e thellë. Ky rol më bëri të kuptoj shumë dha ta shoh ndryshe jetën”, tha Gere.

Please follow and like us: