Seks-skandali, Kushtetuesja pranon ankesën e Shukrisë

Gjykata Kushtetuese ka pranuar të marrë në shqyrtim kërkesën e ish-kryebashkiakut të Dibrës, Shukri Xhelili, i cili kundërshton shkarkimin nga Këshilli i Ministrave pas publikimit të video-skandalit seksual. Xhelili e ka ankimuar vendimin për shkarkimin e tij. Pritet që vendimi të merret brenda një kohe të shkurtër, për t’i dhënë një zgjidhje drejtimit të Bashkisë Dibër. Nëse ankesa e Xhelilit do të rrëzohet në Kushtetuese, atëhere në Bashkinë Dibër do të mbahen zgjedhjet sërish. Shukri Xhelili u denoncua nga një vajzë, të cilës i kërkonte favore seksuale në këmbim të vendit të punës.
Please follow and like us: