Shega Sefa: Të lindësh grua !
Që në ngjizjen e embrionit ti je e padëshiruar, urimi i të gjithëve është “Hajd, me
një djalë”. Kalojnë muajt e parë e shtatëzanisë dhe vjen koha për të parë gjininë e
bebes. Nëna që është vet grua mendon: “Ah sikur të jetë djalë”! Paradoks apo një
ide e rrënjosur nga të parët e parët që djali të bën shtëpi dhe të shton. Po nëse s’do të
ishin gratë kush do t’i sillte në jetë djemtë? Të lindësh grua, të jetosh si grua…Sa e
trishtueshme të të drejtohen vazhdimisht me këto shprehje: “Mbylle gojën”,
“Hesht”, “Ti ske asnjë të drejtë, ti je vetëm për të shërbyer”. Oh, si nuk kam fuqi
të mbinatyrshme dhe burrecat t’i shndërroja në gra e të pësonin keto nënshtrime e
vuajtje. Kush je ti që ngre dorë mbi një grua? Po ti ke lindur nga një grua? Motra
jote ështe grua. Sa keq më vjen. por ky është realiteti i hidhur. Dora e guas bën
gjithçka, çdogjë, e palodhur ditë natë dhe çfarë merr si shpërblim?! – fyerje,
kërcënime, rrahje, poshtërim në mes të publikut…Sa keq për ne që jemi femra dhe për të tjera që do vijnë në këtë botë të dominuar nga dora maskiliste.
Meshkuj arsyetoni, duajeni femrën ,dhurojini buzëqeshje në vend të dhunës, ledhatojeni jo grushtojeni, putheni e mbulojeni me dashuri dhe jo me pudër për të mbuluar shenjat e dhunës. Do të duhen shumë vite që gruaja të zërë vendin që me të drejtë i përket. Deri atëheherë Zot, mbroji gratë e lëna në mëshirë të fatit, jepu forcë të përtypin bukën bashkë me lotët. Sa e pafuqishme jam sepse edhe unë jam femër, grua. Më vjen ndërmend titulli i
librit te Haki Stërmillit… “Ah sikur të isha djalë”.
Please follow and like us: