Albspirit

Media/News/Publishing

Shkatërrohen fushat sportive në Qytet Studenti për tu kthyer në parking

 

 

 

Shqipëria merr pjesë në kampionatin Europian të futbollit Francë 2016. Por ky fakt nuk është treguesi real i gjëndjes dhe nivelit të futbollit shqiptar.  Pavarsisht arritjes së madhe të kualifikimit në kampionatin  Europian, çdo ditë që kalon, në të gjitha qytetet humbet një terren sportiv.

 

Fushat sportive në qytet Studenti

 

Shëmbulli më perfekt për të ilustruar këtë situatë është gjëndja e fushave sportive në qytetin e Studentëve në lindje të Tiranës. Fushat e futbollit, basketbollit, volejbollit e të shumë sporteve të tjera që dikur ishin ambientet ku stërviteshin dhe luanin ekipet e Studentit, sot pak gjëra mund  ti lidhin me një terren sportiv. E gjithë haspsira ku dikur ishin fushat sportive, sot është e mbuluar nga shkurret e bari dhe sot më shumë fushat ngasojnë më lëndina sesa më ambiente ku mund të ushtrohet sporti.

Gjithë kjo hapsirë që mund të përdorej fare mir për të ndërtuar një kompleks të madh sportiv ku të gjithë femijët e Tiranës mund të lunin dhe ushtronin sportet e tyre të preferuara aty, është zgjdhur që të lihet e braktisur. Edhe ata pak fëmijë dhe të rinj të pasionuar që sifidojnë dhe kushtet e këqija të terrenit, nuk mund të lujanë aty pasi prishin “qetësinë publike” dhe nuk janë të pakta rastet kur ata detyrohen të largohen prej aty nga banorët që kanë shtëpitë përreth fushës.

 

Shkatërrimi i fushës, kthimi në parking

 

Sikur të mos mjaftonte kjo situatë e braktisjes së këtyre terreneve, në dy ditët e fundit një fenomen i cuditëshëm është duke ndodhur. Bari dhe shkurret në fusha po hiqen, por po hiqen për tu zëvendësuar me gurë, asfalt dhe inerte të tjera. Këto të fundit po shkarkohen në këtë fushë për shkak të planit të bashkisë Tiranë, për të ndërtuar aty një parking dhe më saktë parkingun dhe stacionin e autobuzave që vinë nga lindja e Tiranës, Korça, Elbasani etj. Stacioni i këtyre autobuzave që më herët ka qenë i vendosur përkrah stadiumit “Qemal Stafa”, zhvendoset këtu për shkak të prishjesh dhe rindërtimit të stadiumit të ri të kombëtares.

 

Mbetet për tu parë nesh ky stacion i vendosur këtu do të jetë i përkohshëm apo do të vendoset aty përgjithmonë duke vulosur kështu fundin e një tjetër fushe sporti në Tiranë.

 

Please follow and like us: