Albspirit

Media/News/Publishing

Shqiptarët në New York shënuan 80-të vjetorin e lindjes të Bekim Fehmiut

 

 

Konsullata e Republikës së Kosovës në New York, ka organizuar së fundi shënimin e 80- të vjetorit të lindjes të aktorit të madh Bekim Fehmiu, ku të pranishëm ishin edhe aktorë dhe përfaqësues të komunitetit shqiptar në New York.

Ylber Kryeziu, konsull i përgjithshëm i Republikës së Kosovës në New York, ka vlerësuar figurën dhe veprën e artistit shqiptar Bekim Fehmiu, shkruan KultPlus.

“Bekim Fehmiu ndër vite ka luajtur një rol të çmuar në njohjen ndërkombëtare të vlerave artistike shqiptare, pavarësisht rrethanave të kohës kur ai lindi dhe veproi”, ka thënë mes të tjerash Kryeziu.

Më pas Kryeziu ka thënë se qershori i viteve të ardhshme do të jetë muaji kur do të takohet komuniteti shqiptar, me qëllim të gjetjes së formave për bashkëpunimit dhe promovimit të kulturës shqiptare në New York. Në këtë mbrëmje, më pas, për figurën e Bekim Fehmiut ka folur edhe aktori Xhevat Limani.

Please follow and like us: