Albspirit

Media/News/Publishing

Shtatorja e Nënë Terezës vendoset më 18 qershor në Gjermani

nena-tereze

Një shtatore e re kushtuar humanistes dhe nobelistes shqiptare, Nëna Tereza, do të zbulohet më 18 qershor në Pfaffenhofen, Gjermani,gjatë një manifestim kulturor nga Shoqata Kulturore Shqiptare ‘Sali Çekaj’ dhe Misioni Katolik Shqiptar në Gjermani.

Pas zbulimit të shtatores së Nënë Terezës në orën 17:30,do të vazhdohet me koncertin “Nata Shqiptarë” në qendër të qytetit, në Bavari, nga Minheni në drejtim të Nyrnbergut, ku këngëtarja e shquar shqiptare Eda Zari do të këndojë këngë nga reportori i saj. Po ashtu, në këtë mbrëmje do të ketë edhe ushqime tradicionale.

Please follow and like us: