Albspirit

Media/News/Publishing

Shuma që Becchetti kërkon nga Qeveria Shqiptare

DOKUMENT/ Ja shuma stratosferike që Francesco Becchetti kërkon nga Qeveria Shqiptare

Pronari italian i Agon Channel, Francesco Becchetti, edhe pse jashtë vendit, vazhdon gjyqin me Qeverinë Shqiptare në arbitrazhin ndërkombëtar. Media ka mësuar se biznesmeni italian kërkon dëmshpërblim në shifra marramendëse nga shteti shqiptar. Plot 1 miliardë e 580 milionë Euro është vlerësuar nga avokatët të Becchettit dëmi i shkaktuar nga Qeveria Shqiptare. Të njëjtat burime sqarojnë se ky dëshmpërblim kërkohet që të përfitohet përmes tre gjyqeve të ndryshme, që pronari i ‘Agon Channel’ ka me Qeverinë. Konkretisht, siç duket edhe në tabelën e mëposhtme, nga arbitrazhi i parë në Uashington, Becchetti kërkon 1 miliardë Euro; nga gjyqi i dytë 450 milionë euro dhe i treti në Paris 130 milionë euro. Kujtojmë se në Janar të këtij viti, Qeveria Shqiptare pagoi edhe 2 milionë euro të tjera avokatët e saj për të vazhduar betejën ligjore ndaj Becchettit.

Please follow and like us: