Albspirit

Media/News/Publishing

“Tony Awards” nderon viktimat e Orlandos


Aktori i parë në të majtë, Daveed Diggs e mban çmimin "Tony" për shfaqjen "Hamilton"

Ceremonia për ndarjen e çmimeve, Tony e cila nderon prodhimet më të mira të teatrit amerikan është hapur mbrëmë në një atmosferë të zymtë duke nderuar viktimat e masakres në Orlando.

Ngjarja në lokalin e natës në Orlando ku u vranë 50 persona dhe 53 të tjerë u plagosën nga Omar Mateen kishte ndodhur më pak se 24 orë para se në Nju Jork të fillonte “Tony Awards”.

Fituesit e çmimeve dhe ata që i ndanin ato, gjatë gjithë natës i janë referuar nevojes për tolerancë.

Moderatori i spektaklit, aktori britanik, James Corden ia ka dedikuar këtë natë diversitetit në teatër, duke thënë: “Urrejtja asnjëherë nuk do të fitojë. Së bashku ne duhet të sigurohemi që kjo të mos ndodhë”.

Shfaqja me numrin më të madh të çmimeve të fituara është, “Hamilton” e cila i dedikohet Sekretarit të parë amerikan të Thesarit, Alexander Hamilton.

Ndërsa shfaqja më e mirë u shpallë, “The Humans”, e cila për pushimet e një familjeve me probleme

Please follow and like us: