Albspirit

Media/News/Publishing

Ura në Biçukas, simboli i premtimeve të pambajtura të “Rilindjes”

 

 

Produkti më kultivuar në këtë zonë është shalqini, i cili përveç se shërndahet në tregjet më të afërta vendase shkon edhe për eksport në  Malit të Zi dhe Kosovë. Problemi me tregtarët që dëshirojnë prodhimet e fashtit Biçukas është se ata vijnë me kamionë të mëdhenj, të cilët nuk mund të kalojnë urën provizore me dërrasa.

 

 

Edhe këtë vit  si zakonisht, 60% e sipërfaqes së Shqipërisë në dimër, ishte nën pushtetin e uijt. Ndër zonat më të prekurat ishte ultësira perëndimore. Biçukasi një fshat i vogël në perëndim të qytetit të Lushnjes ishte ndër më të dëmtuarit nga përmbytjetet. Ura që lidhte këtë fshat me rrugën kryesore Çremë-Lushnje, u shemb pas prurjeve të mëdha të ujit të kanalit dhe lumit Shkumbin. Prurjeve të Shkumbinit nuk i mbijetoi dot as kjo urë, e cila është i vetmi mjet komunikimi i këtij fshati me qytetin e Lushnjes dhe më gjerë. Në peridhën e përmbytjes fshati mbeti i izoluar vetëm për 48 orë, pasi ura e shembur u arrit që të zëvendesohej nga një ure me derrsa e ndërtohej nga forcat e ushtrisë.  Deputeti i zonës  Erion Brace, gjatë përmbytjeve pa nga afër rrënimin e kësaj ure dhe insistoi që të mundësohej ngritja provizore e urës së dërrasës, vetëm përkohësisht, pasi sipas tij me qetsimin e shirave do të fillonte menjeherë ndërtimi i urës së betonit. Ura provizore me dërrasa u ndërtua në kohë rekord nga ushtria dhe u erdhi në ndihmë banorëve të fshatit të Biçukas. Por mesa duket ndërtimi i urës së re jo vetëm që vonoi por mund që edhe të ngelet vetëm në letër si një premtim i pambajtur i deputetit të zonës Erion Braçe. Aktualisht ura me dwrrasa është e vetmja rrugë që banorët përshkojnë, si me këmbë ashtu edhe me automjete. Tabela treguese mbi urë, tregon se pesha e lejuar është deri në tre ton, kjo në fakt është më shumë se penalizuese për banorët e kësaj zone për shkak se mbi këtë urë nuk mund të kalojnë mjete të tonazhit të rëndë. Rreziku nuk shihet vetëm në kalimin e mjeteve më të rënda se tre ton, por edhe për autoveturat që kalojnë aty çdo ditë. Rreziku qëndron edhe në faktin se gjatë kohës që dërrasat e kësaj ure do të vazhdojnë të lagen nga shirat e dimrit, ekziston mundësia që këto dërrasa të kalben dhe të kthehen në rrezik serioz për këta banorë. Ndërtimi i urës lidhëse prej hekuri e betoni të fshatit Biçukas me rrugën kryesore të Çermës, nuk  parandalon vetëm rrezikun që i kanoset banorëve nga kalbja dhe shembja e saj, por ndikon pozitivisht edhe në bujqësi, pasi dihet që aktiviteti kryesor i  banorëve të kësaj zonë është bujqësia. Gjatë periudhës së verës, banorët e Biçukasit e kanë të nevojshme kalimin me mjete të rënda për të tregtuar produktet e tyre, që i kultivojnë në tokat bujqësore të zonës. Produkti më kultivuar në këtë zonë është shalqini, i cili përveç se shërndahet në tregjet më të afërta vendase shkon edhe për eksport në  Malit të Zi dhe Kosovë. Problemi me tregtarët që dëshirojnë prodhimet e fashtit Biçukas është se ata vijnë me kamionë të mëdhenj, të cilët nuk mund të kalojnë urën provizore me dërrasa. Pengesa e mjeteve më të rënda  se tre ton për të hyrë në fshat sjell në një  dëm të madh për tregtimin e prodhimeve bujqësore në këtë fasht.  Kanë kaluar afërsisht 6 muaj e gjysëm që ura me dërrasa qëndron akoma aty duke dashur të zëvendësoje urën e vërtetë dhe askush nga ata që e premtuan nuk është dukur më nga këto anë për të parë, si ja bëjne tani këta banorë. Për banorët mungesa e urës mund të rrezultoj fatale deri edhe në braktisjen e  tokave dhe të mbjellave bujqësore. Çka do të shkatërronte ekonomite familjare të kësaj zonë dhe rrjedhimisht do ta shtone edhe këtë zonë  në listën e zonave në Shqipëri ku jetesa është e pamundur. Të gjitha këto pasoja të rënda kanë një shkak të vetëm papërgjeshmërinë e autoritete qeverisëse. Duke shpresuar që kjo urë derrase të rrezistojë sa më shumë, Biçukëza do të jetë gjithmonë në pritje të një ure të re e të fortë.

 

 

Please follow and like us: