Vetëdeklarimi, ja deputetët e kryebashkiakët e dënuar
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka zbardhur formularët e vetëdeklarimit të zyrtarëve të lartë shtetëror. Të dënuar ka edhe në radhët e deputetëve. Bien në sy emrat e deputetëve dhe të ministrave. Nuk rezultojnë të dënuar kryeministri Rama, kryetari i Kuvendit, Meta apo dhe ish-kryetari i PD, Berisha.
[youtube https://www.youtube.com/watch?v=9pg57dEXpRg]
Vetëdeklarimet e deputetëve dhe ministrave
Edi Rama, Kryeministër
I padënuar
http://shqiptarja.com/pdf/new/61%20-%20edi%20rama.pdf
Ilir Meta, Kryetar i Kuvendit
I padënuar
http://shqiptarja.com/pdf/new/5%20-%20ilir%20meta.pdf
Sali Berisha, deputet, PD
I padënuar
http://shqiptarja.com/pdf/new/65%20-%20sali%20berisha.pdf
Blendi Klosi, ministër, PS
Hetuar në vitin 1994. Çështja pushohet me vendim të Gjykatës së Tiranës
Arben Ristani, deputet, Sekretar i Përgjithshëm i PD
I dënuar me 5 muaj burg në vitin 1994 për dhënie vendimi të padrejtë. Në vitin 2008 dispozita u shfuqizua nga Gjykata Kushtetuese.
http://shqiptarja.com/pdf/new/47-arben-ristani.pdf
Tom Doshi, Deputet
I dënuar me 1 vit burg në vitin 1990 për sjellje të padenjë në shoqëri. I ndaluar me urdhër të Prokurorit në 26 mars të vitit 2013. Caktuar nga Gjykata e Lartë masa e “arrestit në shtepi”.
http://shqiptarja.com/pdf/new/Tom-Doshi.pdf
Edi Paloka, Deputet, PD
Arrest me burg me afat 10 ditor në vitin 2000 për organizim mitingu të paligjshëm dhe kundërshtim me forcë të policisë. Dënuar për shpifje në vitin 2015.
http://shqiptarja.com/pdf/new/31-edi-paloka.pdf
Mhill Fufi, Deputet, PD
Hetuar për organizim dhe tubim të paligjshëm për ngjarjet e 14 shtatorit 1998. Pushohet cështja. Hetuar në vitin 2000 për favorizim prostitucioni. Pushohet çështja. Hetuar në vitin 2001 për favorizim prostitucioni. Pushohet çështja.
http://shqiptarja.com/pdf/new/117%20-%20mhill%20fufi.pdf
Alban Zeneli, Deputet, PD
Dënuar në vitin 1992 me 6 muaj burgim për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.
Dënuar në vitin 1996 me 30 mijë lekë gjobë për kundërshtim të punonjësve të policisë.
Parid Cara, Deputet, PS
Dënuar me 800 euro gjobë në vitin 2005 nga një gjykatë në Itali, për shkelje të Kodit Rrugor.
Armando Prenga, Deputet, PS
Rezulton me dy emra Armando dhe Mondi Prenga. Urdhër ndalimi nga Prokuroria e Përgjithshme në vitin 2015 për veprat penale armëmbajtje pa leje, plagosje dhe kanosje. Çështja është në gjykim.
Kryebashkiakët
Artur Bushi, kryetar i Bashkisë Krujë, i padënuar, por dy herë është arrestuar nga policia italiane si i dyshuar për trafik narkotikësh, por i shpallur i pafajshëm.
Artur Bardhi, Kryetar i Bashkisë Kurbin nuk është dënuar asnjëherë, por ka përdor 3 emra të ndryshëm, Gentian Lila, Altin Tanushi dhe Gent Bushi, por që nuk janë deklaruar asnjëherë.
Elvis Rroshi, Kryetar i Bashkisë Kavajë, është dënuar me gjobë në vitin 2000 nga Gjykata e Kavajës, vepër që përbërn krim dhe kundravajtje penale. Gjithashtu ai përdor edhe emrin Ervin (Rroshi).
Agron Kapllanaj, Kryetar i Bashkisë Mallakastër është dënuar nga Gjykata Italiane për veprën penale “Pezullim i kushtëzuar” në vitin 1995. Kapllanaj është dënuar nga Gjykata e Firences, në Itali, me 2 vite burg dhe 200 euro gjobë vitin 2003, për shkelje penale në vitin 1995.
Formularët e Kryebashkiakëve
Agron Kapllanaj – Kryetar i Bashkisë Mallakastër
I dënuar në Itali me 2 vite burg dhe 200 euro gjobë vitin 2003 nga një gjykatë në Firenze, Itali, për shkelje penale në vitin 1995.
http://shqiptarja.com/pdf/new/206%20-%20agron%20kapllanj-02052016124120.pdf
Adriatik Zotkaj- Kryetar i Bashkisë Poliçan i dënuar 3 herë me 4 vite e 10 muaj burg
— 3 vjet burg për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor
— 10 muaj burg për kundërshtim të punonjsve të policisë, kundravajtje penale
— 1 vit burg për abuzim me detyrën dhe falsifikim.
http://shqiptarja.com/pdf/new/181%20-%20adriatik%20zotkaj-27042016131027.pdf
Artur Bardhi – Kryetar i Bashkisë Kurbin, i padënuar. Ka dhe tre emra të tjerë Gentian Lila, Altin Tanushi dhe Gent Bushi.
http://shqiptarja.com/pdf/new/210%20-%20artur%20bardhi-03052016142132.pdf
Artur Bushi – Kryetar i Bashkisë Krujë, i padënuar.
— I shoqëruar nga Policia italiane në vitin 1996 për verifikim.
— I shoqëruar nga Policia italiane në 13.06.2010 deri në korrik 2010 dhe nën hetim deri në 30.03.2011 si i dyshuar për trafik droge. Gjykata pushon hetimet, Bushi lirohet nga akuzat.
http://shqiptarja.com/pdf/new/212%20-%20artur%20bushi-03052016142609.pdf
Elvis Roshi – Kryetar i Bashkisë Kavajë, i dënuar.
I dënuar me gjobë në vitin 2000 për kundravajtje penale.
I dënuar nga Gjykata e Mynihut në Gjermani në vitin 2002. Nuk shpjegon arsyet e dënimit.
I ndaluar në vitin 2013-ë nga Prokuroria e Kavajës për goditje për shkak të detyrës. Gjykata e quan të pavlefshëm ndalimin.
http://shqiptarja.com/pdf/new/219%20-%20elvis%20rroshi-04052016155618.pdf
********************************************************
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi sot evidentimin dhe publikimin e listës së funksionarëve publikë që e kanë depozituar dhe listës së atyre që nuk i kanë depozituar formularët e vetëdeklarimit, në zbatim të ligjit për dekriminalizimin.
KQZ ka pranuar kështu kërkesën e Partisë Demokratike dhe Shqiptarja.com e mediave të tjera për bërjen publike të listës së funksionarëve dhe vënien në dispozicion të informacioneve
KQZ, si organi kompetent për regjistrimin, administrimin dhe përpunimin e formularit të vetëdeklarimit për funksionarët publike, në përfundim të afatit ligjor, konstaton se këtë dokument e kanë dorëzuar pranë Komisionit Zgjedhor të 140 deputetët e Kuvendit; të 19 ministrat e qeverisë që nuk janë deputetë, të 61 kryetarët e bashkive, ndërsa sa i takon këshilltarëve, nga 1595 që e kanë detyrim, 1530 prej tyre e kanë dorëzuar, ndërsa mungojnë 65 formularë.
Nga verifikimi i kryer del se nga 65 këshilltarë që figurojnë pa dorëzuar formularët e vetëdeklarimit, 16 prej tyre kanë dhënë dorëheqjen ose kanë humbur mandatin para afatit të dorëzimit të formularit. Ndërsa 49 këshilltarë që e kanë detyrim nuk e kanë depozituar formularin e vetëdeklarimit brenda afatit të përcaktuar. /Shqiptarja.com/