Zbardhet drafti i Reformës në Drejtësi/ Shqyrtohet nesër

Drafti për Reformën në Drejtësi do të shqyrtohet nesër në Komisionin e Posaçëm. Citynews ka mundur të sigurojë një kopje të këtij drafti.
Në këtë draft janë reflektuar disa nga kërkesat e Partisë Demokratike. Nga ndryshimet më të fundit, mazhoranca është tërhequr nga Tribunali Disiplinor dhe nga Gjykata e Lartë Administrative.
Në draftin përfundimtar, Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të emërohet me 2/3-t e votave në Parlament. Gjithashtu, maxhoranca ka hequr dorë nga kufizimi i mandatit të prokurorit.
Ndërkohë, bëhet e ditur se është lënë jashtë draftit neni për mosdiskriminimin për shkak të orientimit seksual.
Më poshtë drafti i plotë i Reformës në Drejtësi që do të shqyrtohet nesër në Komisionin e Posaçëm.