40 vjeçarja shqiptare u gjet e vdekur në lumin “Po”, dyshohet të jetë vrarë
Një 40 vjeçare shqiptare është gjetur e vdekur disa ditë më parë në lumin Po, në rrethinat e Piaçencës në Itali.
Prej ditësh flitej se ajo ishte vetëvrarë, por gazeta italiane ‘’Il Giorno’’ shkruan se hetimet e mëtejshme kanë nxjerrë të tjera pista.
40-vjeçarja, Ladina Kruja ishte nënë e dy fëmijëve. Nga hetimet e bëra tregohet se sapo kishte blerë një shtëpi në këtë zonë dhe ngrihen dyshime se ajo mund të jetë vrarë.
Pritet të bëhet autopsia për të zbuluar shkakun e vdekjes sakaq policia ka gjetur edhe automjetin e saj pak metra nga bregu i lumit.
40-vjeçarja është zhdukur në datën 29 maj, ndërkohë motra e viktimës e ka bërë denoncimin në datën 31 maj. Trupi i pajetë i viktimës është gjetur në datën 7 qershor nga Policia.
Please follow and like us: