49-vjeçarja nga Tirana humb jetën tragjikisht
49-vjeçarja nga Tirana humb jetën tragjikisht, vetëhelmohet me fotoksinë
Një 49-vjeçare ka humbur jetën mëngjesin e sotëm pasi është vetëhelmuar me fotoksinë.
Burime nga policia bëjnë me dije për Syri.net se bëhet fjalë për Pranvera Dushajn.
Rreth orës 20:55 të një dite më parë, 49-vjeçarja është vetëhelmuar me fotoksinë në banesën e saj në Kodër Kamëz, Tiranë.
Ajo është transportuar në spitalin Nënë Tereza, por ka humbur jetën në repartin e Toksikologjisë në orën 04:15 të ditës së sotme. Aktualisht, po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Please follow and like us: