Albspirit

Media/News/Publishing

Alfons Zeneli: Ikja e Pano Taçit…

 

Fiks një vit më parë në një ditë si kjo pata marrë vesh ikjen nga kjo jetë të Pano Taçit. Dhe sigurisht që pata shkruar disa rreshta të cilat po i risjell në faqen time.

Nuk ka shumë kohë që e pata takuar Pano Taçin. E ftova të ulej në tavolinë për kafe por nuk desh. Ndenji më shumë 20 minuta në këmbë e biseduam. Sigurisht fliste Pano dhe qeshja unë. Buronte i gjithi humor që së brendshmi. Nga jashtë të ngjallte dhimbje. Me rrudhat e thella, sytë e tretur si uji i një deti pas furtunash të njëpasnjëshme, me fytyrën e buhavitur si patate, por që të ngjallte shumë dashuri, me një kapele të vjetër, me një kapotë të vjetër, me pantallona të vjetra ai ngjante si një kukull lecke, por në dimensione reale njeriu. Ishte i varfër. Përmbi varfërinë dhe terrin Pano lundroi çuditshëm si një kaike misterioze që sfidon lumenjtë e rrëmbyer…deri sa u fik. Tani, thellë-thellë vetëm Zoti e di se ç`kishte atje brenda asaj kukulle prej lecke që vërtitej rrugëve të Tiranës me libra nën sqetull. Ne dimë vetëm ato që shohim e lexojmë. Pano ishte liriku erotik antikonformist e virtuoz. Pano ishte aq unik sa kur e shikoja më krijohej përshtypja se të ishe poet i mrekullueshëm si Pano, duhej medoemos të ishe i varfër dhe i veshur keq. Aq shumë e simbolizonte poetin pamja e tij. Me ikjen e Panos, është e sigurt se që lart nga qielli, është edhe një shpirt i ndritur më shumë që na vështron. Mikja ime Marie Gusho kishte publikuar një lirikë madhërisht të vogël të Panos të cilën po e ripublikoj dhe unë:

“Më përbuzi dashuria,

Haj e zeza jetë, haj.

Rri e qesh ndjenjat e mia

Se nuk di të qaj.

Please follow and like us: