Albspirit

Media/News/Publishing

Ambasadorja e Kroacisë në Kosovë: Bashkëpunimi dhe mbështetja do vazhdojnë

ZVKM-1Ambasadorja e Kroacisë në Kosovë, Marija Kapitanovic, në takim me zëvendëskryeministrin e parë, Hajredin Kuçi, është shprehur se bashkëpunimi do të vazhdojë të kultivohet gjatë mandatit të saj. Kapitanovic ritheksoi mbështetjen e Kroacisë për Kosovën në proceset integruese në Bashkimin Evropian, si dhe në anëtarësimin në mekanizma rajonal dhe ndërkombëtarë. Zëvendëskryeministri Kuçi i ka dëshiruar mirëseardhje ambasadores Kapitanovic, duke theksuar bashkëpunimin e shkëlqyer ndërshtetëror. Zëvendëskryeministri Kuçi gjithashtu ka shprehur gatishmërinë e qeverisë së Republikës së Kosovës për të thelluar edhe më tutje bashkëpunimin institucional në fusha të interesit të përbashkët, sidomos në ekonomi. Ai e ka njoftuar ambasadoren për “prioritetet e prioriteteve” të këtij mandati qeverisës, duke u përqendruar në zhvillimin ekonomik, avancimin e procesit të integrimit evropian dhe fuqizimin e sundimit të ligjit me qëllim të ngritjes së besimit të qytetarëve në drejtësi dhe tërheqjen e investitorëve. Zëvendëskryeministri Kuçi dhe ambasadorja Kapitanovic diskutuan për traditën dhe të kaluarën e përbashkët të dy shteteve. Zëvendëskryeministri Kuçi gjithashtu theksoi që falë bashkëpunimit të ngushtë ndërshtetëror, Kosova mund të mësojë nga përvoja e Kroacisë në procesin e integrimit evropian, veçanërisht, ka kërkuar shkëmbimin e ekspertizës në luftimin efektiv të korrupsionit, sidomos në fushën e krimeve kibernetike dhe financiare, ku edhe ka nevojë më të theksuar për ngritje të kapaciteteve.

Please follow and like us: