Albspirit

Media/News/Publishing

Angli – Laburistët pro qëndrimit të vendit në BE

Në një kohë që sondazhet tregojnë një rritje të kampit pro Brexit ish-kryeministri laburist Gordon Brown vendosi të vijë në ndihmë të kampit pro qëndrimit të Britanisë së Madhe në Bashkimin Evropian.

 

brexit

Ish-kryeministri laburist Gordon Brown vendosi të vijë në ndihmë të kampit pro qëndrimit të Britanisë së Madhe në Bashkimin Evropian, përballë sondazheve që tregojnë një rritje të kampit pro Brexit.

“Vetëm 10 ditë larg referendumit mbi qëndrimin ose jo në BE, Gordon Brown do të drejtojë një ‘blic’ mediatik laburist për të mbështetur kampin pro qëndrimit”, theksoi sot tabloidi i majtë britanik “Daily Mirror”.

Ish-kryeministri britanik u tregua i kujdesshëm për të dërguar një mesazh pozitiv, ndërkohë që kampi për qëndrim akuzohet se po luan vazhdimisht mbi shqetësimet e një rënie ekonomike në rast Brexit.

Në të kaluarën, Britania e Madhe ka ditur gjithnjë t’i tregojë rrugën në kohë të vështira Evropës dhe është koha që ne të ribëhemi lider”, deklaroi ai.

Please follow and like us: