Berisha: Hakmarrje gangsterësh ndaj gjyqtarit Aliaj
Duke komentuar nisjen e hetimit për gjyqtarin Arjan Aliaj, ish-kryeministri Sali Berisha e cilëson si një hakmarrje gangsterësh.
Sipas Berishës, Edi Rama nëpërmjet policisë merr kompetencat e KLD-së dhe të Prokurorisë së Shtetit.
Berisha thotë ngarkimi i policisë për të hetuar vendime të gjykatave është akt bandidesk.
Reagimi i plotë i Berishës:
Edvin Shullazi nis kontrollin antiligjor, kriminal e policesk ndaj gjyqtarit Aliaj! Ai me mercenare me uniform merr pushtetin e KLD, Prokurorise se shtetit dhe ILDKP, konsumon keshtu grushtin e shtetit brenda shtetit.
Te dashur miq, mediat sapo njoftuan se, me urdhër të Edvin Shullazit, drejtoria e krimit ekonomik te policisë ka filluar hetimet ndaj gjyqtarit Arjan Ailaj për kontrollin e pasurisë se tij dhe PER VENDIMET e dhëna nga ai në çështje pronash, bazuat ne ankesat e qytetareve. Duke mbështetur hetimin e cilitdo zyrtar, pa përjashtim, në përputhje me ligjin dënoj me ashpërsinë me të madhe këtë akt të shëmtuar policesk qe thyen ligjet dhe kushtetutën e vendit.
Në Shqipëri ligjet parashikojnë hetimin e pasurive dhe veprimtarisë se çdo zyrtari. Ne rastin e gjykatësve hetimi i vendimeve mund të bëhet vetëm nga institucioni kushtetues i Këshillit te Lartë të Drejtësisë në bashkërendim dhe me Ministrinë e Drejtësisë. Kurse pasuria e gjykatësve sipas ligjit hetohet nga ILDKP dhe prokuroria e shtetit.
Kushtetuta dhe ligjet e vendit mbrojnë çdo zyrtar dhe qytetar nga hetimi policesk i pa autorizuar nga prokuror ose gjykatës.
Ngarkimi i policisë me hetimin e vendimeve gjyqësore të gjykatësit është akt antikushtetues banditesk, është marrje nga policia e pushtetit te KLD. Kurse hetimi i paautorizuar nga prokuror apo gjykatës i pasurive të gjykatësve apo zyrtarëve të tjere subjekt i deklarimit te pasurive ne ILDKP është krim i shëmtuar antikushtetues, eshte marrje nga policia e pushtetit te prokurorisë dhe gjykatave si dhe ILDKP.
Duke dënuar me ashpërsinë më të madhe këtë grusht shteti brenda shteti u bëje thirrje:
1-Presidentit të Republikës të ndërhyje me te gjithë forcën e kushtetutës dhe ligjit qe puçistet te marrin vendin e merituar.
-Prokurorise se shtetit te vendos urgjentisht para ligjit Edi Ramen dhe mercenaret e tij te sojit te trafikantit Ardian Çipa, qe shkelin ligjet dhe kushtetuten e vendit
-Qytetareve shqiptar qe te ngrihemi me guxim per te mbrojtur ligjin dhe kushtetuten dhe te hedhim sa me pare puçistet dhe mercenaret e tyre aty ku e meritojne, ne koshin e plehrave!