Albspirit

Media/News/Publishing

Dhunë dhe homofobi, koktejli i vrasësit të Orlandos

eeAmerikani me origjinë afgane që është autori i atentatit më të përgjakshëm në SHBA që prej 11 shtatorit 2001, i irrituar nga homoseksualët që përqafohen dhe i dyshuar se i është bashkuar grupit Shteti Islamik, përshkruhet nga të afërmit e tij si impulsiv dhe jo stabël. Çfarë kishte në mendje Omar Seddique Mateen, 29 vjeç, kur ai hyri i armatosur me një automatik dhe një pistoletë në “Pulse”, një klub gei në Orlando ku plumbat vranë të dielën 50 persona dhe plagosën 53 të tjerë? FBI-ja, që ka hapur një pistë hetimi për terrorizëm, dyshon se ai është beturar për besnikëri tek ISIS-i nëpërmjet një telefonate të kriptuar disa çaste para se të ndodhte masakra. Policia federale e kishte marrë disa herë në pyetje, në vitin 2013 dhe 2014, për lidhje të mundshme me terroristët. Por pa e arrestuar. Familja e tij pranon se ai ka momente agresiviteti por betohet se veprimi i tij nuk ka lidhje me fenë. Duke përmendur një ta kaluar plot dhunë bashkshortore, ish-bashkshortja e tij kurrë nuk e kishte dëgjuar të mbështeste terrorizmin. I lindur në Nju Jork në vitin 1986, djali i ri lëviz më pas me familjen e tij në Florida, ku ai zhvillon studime të drejtësisë në universitetin shtetëror të “Indian River”. Në vitin 2009, ai u martua me gruan e tij të parë, që do të divorcohet në vitin 2011, më pasi ai u martua sërish dhe është baba i një fëmije.

Ai kërkonte të ishte polic

“Në fillim, ishte një person normal që kujdesej për familjen, i pëlqente shumë të bënte shaka. I pëlqente të argëtohej. Por dias muaj pasi u martuam, vura re se ishte i paqëndrueshëm dhe se nervozohej pa arsye”, dëshmoi dje ish-bashkshortja e tij, Sitora Yusufiy, gjatë një konference për shtyp në Bulder në Kolorado, ku ajo jeton. Omar Seddique Mateen ishte një mysliman praktikant, sipas Sitora Yusufiy, por që nuk e ka dëgjuar asnjëherë të mbrojë terrorizmin. “Nuk kishte asnjë shenjë që miqtë e tij të ishin radikalë gjatë kohës që jetonim bashkë në Fort Pierce, në Florida”, tha ajo. “Ai dëshironte të ishte polic dhe stërvitej me miqtë e tij që ishin policë, si dhe kishte edhe një leje të vlefshme për të mbajtur armë në Florida”, shtoi ajo. “Ai punoi si roje në një godinë për keqbërës të rinj, që i dha mundësinë të merrte lejen. Meqënëse hetimet e FBI-së përfunduan pa arrestim ai kishte mundësi të blente armë në mënyrë ligjore”, theksoi policia federale.

Babai i tij e akuzon për homofobi të theksuar.

“Ne ishim në qendër të qytetit të Majemit (…) dhe ai pa dy meshkuj që përqafoheshin para syve të gruas dhe djalit të tij, dhe u bë shumë nervoz”, konfirmoi Mir Seddique për kanalin televiziv NBC. “Ata përqafoheshin dhe prekeshin”, thai ai “Shikoje këtë. Para djalit tim, ata bëjnë këtë”, i kishte thënë i biri, ndërsa Mir Seddique garantuar se të shtënat e djeshme nuk kanë lidhje me fenë. Ish-gruaja e Omar Mateen, kishte ndjerë dhunën të rritje në atë pikë që kishte kërkuar ndihmën e prindërve, të cilët e kishin larguar nga apratamenti ku jetonte me bashkshrotin, madje më vonë ajo ishte detyruar të njoftonte edhe policinë. “Ai nuk ishte i qëndrueshëm, dhe ishte i sëmurë mendërisht”, tha ajo para medias, duke përmendur edhe faktin se ish-bashkshorit i saj përdorte steroide. “Ai dukej që ishte thellsësht i mërzitur dhe i traumatizuar”, theksoi ajo. Ajo nuk e ka parë më njeriun që ishte në origjinë të masakrës së Orlandos. “Familja ime më shpëtoi”, tha ajo. Por shumë të tjerë nuk e patën këtë fat. Nga Shahzad Abdul (përgatiti Gent Sinani)

Please follow and like us: