Albspirit

Media/News/Publishing

Euro-2016 – Disa tifozë rusë përjashtohen nga Franca

ee Disa tifozë rusë të kontrolluar dje në jug të Francës do të largohen nga vendi, pasi dyshohen se përbëjnë një kërcënim për rendin publik pas incidenteve që ndodhën të shtunës pas ndeshjes së vlefshme për Euro-2016 Angli-Rusi në Marsejë, njoftuan autoritetet.

“Operacionet e kontrollit nuk kanë përfunduar ende, por autoritetet kanë marrë vendimin të vendosin disa prej tifozëve në qendra paraburgimi në pritje të largimit të tyre nga vendi”, theksuan autoritetet.

“Kontrollet e identietit të zhvilluara na shërbejnë për të verifikuar nëse këta rusë bëjnë pjesë në ndonjë listë huliganizmi të konsideruar të rrezikshëm”, theksoi François-Xavier Lauch, nënprefekt i depratamentit të Alpes-Maritimes.

Please follow and like us: