Që prej çeljes së saj, Qendra e Konsultave në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” po përballet me një fluks pacientësh.
Disa prej tyre ankohen se mbeten në pritje prej disa orësh.
Por Drejtoresha e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, Ogerta Manastirliu sqaron se fluksi krijohet në orët e para të mëngjesit, si pasojë e mosinformimit të pacientëve.
Prenotimi i një vizite duke respektuar sistemin e referimit, mund të bëhet në 4 mënyra.
Përgjatë një dite në këtë qendër, realizohen 350 konsulta me mjekët specialistë.