Albspirit

Media/News/Publishing

Futbolli dhe keqkuptimi ndërshqiptar

 

Suzana Tahiri

Ndeshja e parë e Kombëtares së Shqipërisë me atë të Zvicrës, që fatkeqësisht nuk shkoi me aq sa meritonte, pra me një barazim, por me humbje, është bërë shkas që disa lojtarë të vihen në tehun e sharjeve dhe denigrimeve.
Bëhet fjalë për ata futbollistë që kanë lindur në Kosovë ose vise të tjera shqiptare dhe që janë shkolluar në shtetin helevet si Shaqiri, Xhaka, Xhemaili, Bërhami, etj.
Nëse kjo do të ishte hera e parë, ndoshta nuk do tërhiqte aq shumë vëmendjen.
Por kjo ndodh shpesh dhe sidomos këtë radhë ata u denigruan jashtë të gjitha parametrave njerëzorë, madje dhe larg asaj që duhet të na mbajë bashkë qënies shqiptare.
Kjo sigurisht është shumë e rëndë sepse para së gjithash ne duhet të jemi krenarë për evidentimin shqiptar në botë.
Dhe kjo që ndodh nuk është vetëm shqiptare, është fenomen europian dhe botëror. Sportistë të një shteti, për shkak të rrethanave të krijuara, shpesh përfaqësojnë ngjyrat e një shteti tjetër dhe ky s’përbën as mëkat dhe as të jep shkas për të denigruar “me derë shtëpie”.
Europiani, si një ngjarje e rrallë për përfaqësimin shqiptar dhe pranimi i Kosovës në strukturat ndërkombëtare është një afirmim kombëtar, për të cilin duhet të jemi krenarë.

Please follow and like us: