Albspirit

Media/News/Publishing

Hafize Elshani: Të jetosh si mbretëreshë apo si skllave?!

 

Kushdo e di shumë mirë se femra është si diamanti, prandaj vajzë, motër, nënë, grua, qënie e brishtë mos e lër vezullimin tënd të zbehet për shkak të dikujt, është në dorën tënde nëse do të jetosh si mbretëreshë apo si skllave.

Për fatin e mirë, por edhe të keq, si për ironi, ti e di që gjithçka te një femër është zemër, madje edhe koka.

Asnjëherë mos nguro të luftosh për të drejtat e tua, ngrije zërin atëhere kur duhet! Askush më mirë së ti nuk e di vlerën tënde, demostroje atë çdo ditë, sepse nëse nuk e bën ti, kush do e bëjë atëhere?

Askush!

Të jesh e sigurt për këtë! Ti e di shum mirë që në këtë botë ke lindur e vetme dhe po vetëm do ikësh! Ti je mjaftueshme e rritur për të kuptuar.

Mos pretendo t’i shikosh të tjerët si një shpëtim, shpëtimi i vërtet je vetëm ti!

Beso në fuqinë e fjalës sepse ti e di shumë mirë që fjalët mund të ndryshojnë gjithçka!

“Dhuna”, një term shumë i frikshëm, ama shumë!

Hajde qorto, hajde bërtit, hajde godit, hajde bëj ç’të duash më atë. Do zbrazësh nervat tek ajo derisa të lodhesh se trupin e saj e kanë pushtuar njollat e zeza.

Gjersa trupi i saj të lëngojë nga dhimbja se edhe kur të shtrihet s’do mund të fleje kurrsesi e qetë. A ju kujtohen duart e tua, duart e tua të frikshme, të forta, goditëse, të tmerrshme.

Pëshpërit me veten e saj si gjithmonë: “Ai do të më godasë prapë”. “Ai, ai do të më vrasë mua”. Ky mendim i tmerrshëm nuk të lë të qetë qoftë për një minutë të vetme.

Kjo bota, kjo bota kaq mizore tregohet me atë, me gjithkënd. Sa që një njeri i thjeshte si ai s’ka asgjë më të veçantë, nuk ka të drejtën ta godasë deri në atë mënyrë sa s’mund t’i dal kujt përpara.

Akoma ekziston mendimi që një “mashkull” ka të drejta më shumë se një “femër”! Kurrsesi… Sot është vendosur barazi gjinore dhe duhet të respektohet.

Sot nuk duhet të dominojë vetëm mashkulli në një shtëpi, sot duhet të dominojnë të dy njësoj pa bërë asnjë dalllim.

Femra është një qënie e çmuar për të gjithë.

Femra për ty është një nënë, një grua, një motër dhe një vajzë.

Femra, një qënie e brishtë, e shenjtë dhe me vlera të larta.

Të jesh grua, nënë, bashkëshorte nuk është e lehtë, por është një punë e palodhur që bën, ajo krijon, ajo rrit, ajo ushqën, ajo dhuron në çdo moment, ajo është e domosdoshme. Hesht se askush nuk duhet të dëgjojë atë që mendon.

Mendja jote duhet të jetë e mbyllur me çelësa të ndryshkur si kjo botë ku jeton. Mos e kthe kokën prapa. Të dashura femra, mbi të gjitha ju e dini shumë mir që një femër ka nevojë për një mashkull aq sa ka nevojë peshku për biçikletë!

Shikoje mashkullin e jetës tënde thjesht si një krah të djathtë dhe si një partner të devotshem që do ndash momentet e hidhura dhe ato të bukurat, por jo si një shpëtim!

Tani ngre një dolli për veten tënde, falendero zotin për atë që je dhe nesër dil me kokën lartë, ashtu siç të ka hije ty, duke treguar më shumë se kurrë që po, unë jam femër dhe do punoj çdo ditë e më shumë të mbaj këtë titull kaq të çmuar që zoti ma ka dhuruar! Punoni për veten që ta ndalim dhunën ndaj femrave. ‪#‎NEmundemi.

 

 

Please follow and like us: