Albspirit

Media/News/Publishing

Hollande: Vrasja e dy zyrtarëve përbën sulm terrorist


Presidenti i Francës, Francois Hollande.

Vrasja e dy zyrtarëve nga një person që ka shprehur besnikëri ndaj grupit militant Shteti Islamik është “padyshim akt terrorist”, tha presidenti i Francës, Francois Hollande.

Një oficer i lartë i policisë franceze dhe partnerja e tij janë therur për vdekje në periferi të Parisit, natën e kaluar.

Sulmuesi është vrarë nga policia, ndërsa një djalë i vogël është shpëtuar në vendin e ngjarjes.

“Viktimat kanë qenë një komandant i policisë dhe një shërbyese civile në Ministrinë e Brendshme. Ata janë vrarë mbrëmë egërsisht nga një terrorist”, tha Hollande.

Sulmuesi është identifikuar nga burimet franceze si Larossi Abballa, 25 vjeç.

Franca është në gjendje të jashtëzakonshme që prej sulmeve të 13 nëntorit në Paris, të cilat kanë lënë të vrarë 130 veta.

Përgjegjësinë për këto sulme e ka marrë Shteti Islamik.

“Franca nuk është vendi i vetëm i shqetësuar. Ditëve të fundit, kemi parë (v.j. sulme terroriste) në Shtetet e Bashkuara, në Orlando. Kemi parë në Evropë dhe në vende në gjithë botën”, tha Hollande.

Please follow and like us: