Hungaria fiton 2-0, Austria e mbyll me 10 lojtarë
Hungaria ka dalë fituese në derbin e ish-Perandorisë duke e mundur me rezultatin 2-0 Austrinë.
Pas mbylljes me shifra të barabarta në pjesën e parë, Hungaria ka shënuar dy gola në të dytën duke shfaqur edhe një lojë mëse dominuese.
Ka qenë Adam Szalai i cili në minutën e 66’, pas disa kombinimeve të mira para portës austriake ka shënuar golin e avantazhit dhe tre minuta para përfundimit të kohës së rregullt ka qenë Zoltan Stieber ai i cili ka dyfishuar rezultatin.
Alexander Dragovic ka lënë me 10 lojtarë Austrinë prej minutës së 66’ pas marrjes së dy kartonëve të verdhë brenda 33 minutash.
Në orën 21:00 do të luhet edhe ndeshja e dytë e grupit F, Portugali-Islandë.
Please follow and like us: